UN Tourism: Shqipëria e para në botë për rritjen e turizmit

Shqipëria është lider në Evropë dhe në botë për rritjen e turizmit. Raporti i fundit i World Tourism Barometer tregon suksesin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për vitin 2024, me një rritje prej 80% të turistëve.

Sipas raportit, që u publikua nga Organizata Botërore e Turizmit kjo rritje është arritur falë kombinimit të një sërë faktorëve, si investimet në infrastrukturë, përmirësimit të lidhjeve ajrore, dhe promovimit më të madh ndërkombëtar.

Po ashtu, diversifikimi i ofertës turistike dhe mbrojtja e natyrës dhe e kulturës unike të Shqipërisë kanë kontribuar në tërheqjen e një numri akoma më të madh vizitorësh dhe turistësh nga e gjithë bota.

 

Shpërndaje në: