E përditshmja irlandeze “The Irish News” e zgjedh Shqipërinë si një destinacioneve të pushimeve për vitin 2025. Për gazetën e Belfastit, Shqipëria është vendi më i mirë për turizmin e aventurës, mes vendeve si Spanja, Norvegjia, Egjipti, Bosnja dhe Hercegovina.
“Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltërta, është e lehtë ta ngatërroni Shqipërinë me fqinjin e saj përtej detit Adriatik. Por krahasuar me Italinë, plazhet janë më të qeta, atraksionet e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.
Mësoni për të kaluarën përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit të Tiranës, shtigje ecjeje në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe pushoni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare” shkruan në artikull, gazetarja Sarah Marshall. Ajo u rekomandon udhëtarëve t’i shpenzojnë paratë me mençuri dhe të zgjedhin vende pushimi të përballueshme.
Lexoni artikullin e plotë:
https://www.irishnews.com/life/holidays/these-are-the-most-affordable-holiday-destinations-in-2025-ID26REMQYJOJ7KN74FKUC36JJA/