“K’cimi i Tropojës” zyrtarisht në UNESCO

“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Në faqen zyrtare të saj, UNESCO i përshkruan si mëposhtë vlerat e kësaj valleje.

“K’cimi vallëzimi i Tropojës, Shqipëria”

Në Shqipëri, k’cimi është një valle popullore festive që kryhet në festa spontane ose gjatë ceremonive dhe festimeve tradicionale. Kërcimtarët performojnë ballë për ballë, duke bërë lëvizje kërcitëse dhe duke ngritur e lëshuar krahët ndërsa, lëvizin rreth njëri-tjetrit, pa prekur. Në varësi të rastit, mund të vishen veshje tradicionale. K’cimi praktikohet tradicionalisht nga tropojanët dhe lidhet me festat e pranverës, peisazhet malore dhe fluturimin e shqiponjave – simbol i forcës dhe i identitetit kolektiv.

Formulari i kandidimit të “Kcimit të Tropojës” për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” u dorëzua në mars të vitit 2021.

Shpërndaje në: