Ansamblet folklorike shpalosin vlerat shqiptare në Festën e Pavarësisë

Atmosfera festive kushtuar 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të bëjë bashkë në Tiranë, në një koncert folklorik ansamblet më të mira të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës, Ansambli i Maqedonisë së Veriut, Shoqata “Rapsha” nga Mali i Zi dhe Ansambli arbëresh “Shqiponja” do të performojnë këngë e valle folklorike shqiptare për të kremtuar Festën Kombëtare të Shqiptarisë dhe Flamurit.

Të gjithë shqiptarët bashkë në “Folk Fest 2023” mbrëmjen e 28 nëntorit, do t’i këndojnë identitetit kombëtar nën muzikën dhe ritmet më të bukura të krijimtarisë folklorike shqiptare dhe arbëreshe.

Një përvojë e paharrueshme festive kushtuar Festës sonë Kombëtare me këtë event të Kalendarit Kombëtar të Eventeve të Turizmit dhe Aplikacionit TEA.

 

Share