Aplikacioni TEA në vëmendje të mediave kombëtare

Kalendari Kombëtar i Eventeve të Turizmit Kulturor, të Traditës, Sporteve, Arteve dhe Trashëgimisë ndodhet në qendër të vëmendjes së mediave kombëtare. Në vijim një shkrim kushtuar zhvillimeve të Aplikacionit TEA, kalendarit digjital, risia e këtij sezoni veror për Shqipërinë Turistike.

TEA, aplikacioni i eventeve të turizmit, mijëra shkarkime që në ditët e para

Pas një fushate ngacmuese që njoftonte mbërritjen e saj, pa e zbuluar se çfarë do të ishte, TEA erdhi dhe i mahniti të gjithë. Aplikacioni i parë (dhe i vetëm për momentin) krijuar për kalendarin e parë të eventeve të turizmit në Shqipëri, ka tërhequr që në ditët e para interesin dhe kuriozitetin e turistëve. Tregues i qartë për këtë janë edhe mijëra shkarkimet e para nëshumëpak kohë. Këtë lajm të mirë e ndau dje në programin e Rudina Magjistarit vetë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela.

Ecuria e aplikacionit premton një skenar tejet optimist dhe këtë e tregojnë të dhënat e para. Aplikacioni TEA, i cili gjendet si në Play Store edhe në App Store, ka deri më tani 2,632 shkarkimenë android dhe 3,267 shkarkime në iOS, pra një total prej 5,899 shkarkimesh. Nga këto 3,578 shkarkime nga Shqipëria, 450 nga Italia, 324 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 314 nga Gjermania dhe 276 nga Mbretëria e Bashkuar.“Nëse iu referohemi shembujve të krijimit dhe funksionimit të aplikacioneve të ngjashme, shifra të tilla mund të arrihen mesatarisht vetëm brenda 40 ditëve, ndërkohë që TEA i ka arritur në vetëm dy javë”, u shpreh Çela.

Përveç shifrave, interesante është edhe harta e shkarkimeve. Kështu, app-i është shkarkuar edhe nga vende si Greqia, Zvicra, Austria, Izraeli, Danimarka e Hollanda. Këto të dhëna tregojnë se si turistët vendas, ashtu edhe ata të huaj, kanë shfaqur një interes të madh për eventet kulturore që do të mbahen gjatë ditëve kur ata do të jenë me pushime në Shqipëri.

Në kalendar përfshihen 1,110 aktivitete dhe evente të ndryshme, të ndara në 28 kategori, nga të cilat 10 janë kryesore dhe 18 nënkategori.Aty gjejmëqënga festat tradicionale të fshatrave të bregdetit deri në eventet kombëtare e ndër kombëtare në qytete. Janë evente të agroturizmit, kulinarisë, teatër, kinema, deri te eventet e multiartit apo sporte të ndryshme, përfshirë ato ekstremet. Një mori eventesh që mbahen përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në stinën e verës.

Krahas natyrës, maleve, detit e kulinarisë, falë TEA-s, turistët do të shijojnë edhe eventet kulturore e artistike, duke marrë kështu më të mirën nga pushimet e tyre. Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

TEA ka edhe disa butona të tjerë të dobishëm për të përmirësuar përvojën e përdoruesëve të saj. Vetëm me një trokitje, butoni “Vendndodhja” do t’i drejtojë ata në vendin e ngjarjes. Butoni “Kalendari” e ruan ngjarjen në kalendarin personal të përdoruesit, duke u siguruar që ai të mos humbasë asnjë event për shkak të harresës në kohë. Dhe për kë dëshiron t’i ndajë emocionet që falin eventet e turizmit, butoni “Share” u lejon përdoruesëve të përhapin me lehtësi fjalën te miqtë dhe familjet e tyre.

Kjo verë do të jetë e gjatë, por edhe më emocionuese, falë TEA-s.

Linku i gazetës: https://www.gazetatema.net/

Share