Synimi i këtij festivali është ndërthurrja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Organizimi i disa aktiviteteve me natyrë kulturore dhe sociale në një kornizë artistike të mirë kuruar, do të sjellë larmishmëri gjatë ditëve të këtij festivali, në qytetin e lashtë të Beratit si pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO.
![](https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2019/06/BERATsmall-1_1a697d4f9331faefdf0e4926aadfeba2.jpg)