Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, së bashku me Konsullen e Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik, Erida Dobrushi, zhvilluan një takim me Presidentin e Federatës Greke të Shoqatave të Agjencive të Udhëtimit dhe Turizmit (FedHATTA), Lysandros Tsilidis, në kuadër të panairit ndërkombëtar të turizmit PHILOXENIA 2026.
Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e turizmit, zgjerimin e partneriteteve me operatorët turistikë grekë dhe promovimin e mëtejshëm të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun grek.
Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për rritjen e shkëmbimeve turistike dhe prezantimin e ofertës turistike shqiptare te vizitorët grekë.
