Specialist në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:
Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025);Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton hapjen e 1 (një) vendi vakant për pozicionin: Specialist në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Kategoria e pagës: IV-2.
I. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
A. Kushtet e Përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:
a. Të ketë shtetësinë shqiptare;
b. Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;
d. Të jetë i aftë për punë;
e. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;
f. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
g. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;
h. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.
B. Kërkesat e Posaçme
Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:
1. Të ketë përfunduar studimet e larta për Drejtësi;
2. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe;
3. Të jetë njohës i mirë i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe;
4. Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;
5. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike.
II. PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE
Specialisti/ja në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), kryen detyrat dhe mban përgjegjësitë e mëposhtme:
- Përfaqëson AKT në proçese gjyqësore, referuar autorizimit të përfaqësimit në çështjet gjyqësore në të cilat institucioni mund te jetë paditës apo i paditur.
- Harton brenda afateve ligjore ankime padi kërkesa padi, pretendime, parashikime referuar legjislacionit në fuqi për proçeset gjyqësore për të cilat është autorizuar me shkrim
- Shqyrton, kontrollon në aspektin ligjor dhe juridik, komunikimet e AKT-së me institucionet e tjera apo me të tretët.
- Shqyrton kontrollon mbi baza ligjore të gjitha maredheniet kontraktuale dhe marrëveshjet ku Instuitucioni i AKT-së është palë ose do të bëhet palë.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera në fushën juridike të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së apo nga eprori i drejtpërdrejtë.
- Merr pjesë dhe aktivizohet në të gjitha proçedurat e prokurimit që do të realizojë AKT-ja
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, brenda fushës së përgjegjësive të AKT-së.
III. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR
Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;
2. Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
3. Listë notash e noterizuar;
4. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;
8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.
Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.
IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 12/05/2026, ora 10:00, me objekt:
“Aplikim për pozicionin e punës: Specialist Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT) Kategoria e pagës: IV-2.
V. PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES
1. Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.
2. Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.
3. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
4. Në përfundim të procesit të vlerësimit, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht çdo kandidat në mënyrë elektronike dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të AKT-së (www.akt.gov.al).