Njoftim për pjesëmarrje në panair

Panairi: BIT Milano 2020
Vendi: Milano, Itali
Datat e panairit: 09-11 Shkurt 2020
BIT Milano është panairi me i madh i turizmit, i cili zhvillohet në gadishullin Apenin si dhe një ndër më të mëdhenjtë në gjithë kontinentin Europian, ku Shqipëria merr pjesë rregullisht që para viteve 90. Italia bën pjesë në listën e top 5 shteteve, të cilat frekuentojnë Shqipërinë si një destinacion turistik. Për këtë arsye pjesëmarrja jonë në këtë panair mbetet e rëndësishme për të qenë prezent në tregun italian dhe për të promovuar më gjerë produktet tona turistike.
Panairi: Holiday World
Vendi: Prage, Çeki
Datat e panairit: 13-16 Shkurt 2020
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit HOLIDAY WORLD është eventi më i rëndësishëm i industrisë së turizmit, jo vetëm në Republikën Çeke, por në gjithë rajonin e Evropës Qendrore. HOLIDAY WORLD, i cili do të mbahet në qendrën e ekspozitave të Pragës, do të ndahet përsëri midis profesionistëve të turizmit dhe publikut të gjerë. Duke i dhënë mundësi kompanive pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës të bëjnë takime B2B dhe të lidhin marrëveshje me partënerët e tyre, njëkohësisht të prezantojnë produktet e tyre turistike pranë vizitorëve ndërkombëtar.
Panairi: ITB Berlin 2020
Vendi: Berlin, Gjermani
Datat e panairit: 04-08 Mars 2020
“Eksperiencë & Ekspertë” është thelbi i markës ITB Berlin. Panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e turizmit, ku vendimmarrësit më të lartë, ekspertët, blerësit dhe profesionistët e rinj nga çdo fushë e zinxhirit turistik, takohen për të marrë informacion në lidhje me tema të rëndësishme dhe tendencat e fundit, për të shkëmbyer kontaktet e biznesit dhe për të mbyllur marrëveshje globale përmes ndërveprimeve personale me profesionistët ndërkombëtarë. AKT merr pjesë prej më shumë se një dekadë në këtë panair duke konsoliduar imazhin e vendit tonë në tregun gjerman.
Shpërndaje në: