14/08/2026

NJOFTIM FITUESI

Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT)

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:

Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025); Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton në përfundim të procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse, emërimin në detyrë Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT),

Znj. Anduena Manushi;

Shpallja e fituesit bëhet mbi bazën e një analize të plotë duke garantuar parimet e transparencës, barazisë dhe mosdiskriminimit gjatë gjithë procesit. Në përfundim, fitues për pozicionin e punës:

Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT),

Kategoria e pagës: II-1 shpallet:

Znj.Anduena MANUSHI

Facebook
LinkedIn
Email
X