FTESË PËR PROPOZIM

     Mbi realizimin e projektit krijues nga Agjencia Kombëtare e Turizmit me objekt: “TEA AWARDS 2026”

Çmimet TEA janë bazuar në sasinë e eventeve dhe në numrin e klikimeve për periudhën kohore 2024-2026. Çmimet i janë referuar, bashkive me sasinë më të lartë të kategorive të eventeve të aplikacionit TEA, eventeve që kanë ngjallur më shumë interes për secilën kategori, shërbimeve të shtuara, plazheve të pasqyruara, shkarkimeve të aplikacionit në shtete të ndryshme të botës si dhe shikueshmërisë dhe klikimeve të përdoruesve të aplikacionit. Ndarja e çmimeve vijon si më poshtë:


Çmimet bazuar  në sasinë e eventeve për periudhën 2024-2026:

  1. Qyteti Art fest
  2. Qyteti i Festivaleve  dhe Koncerteve
  3. Qyteti i Eksperiencave Autentike (Agroturizëm&Kulturë&Folklor&Trashëgimi)
  4. Qyteti i Sportit
  5. Qyteti i Teatrit
  6. Qyteti i Arteve Vizuale

Eventet më të klikuara të kategorive TEA:

  1. Eventi më i kërkuar Art Fest
  2. Eventi më i kërkuar Festivale Muzikore&Koncerte
  3. Eventi më i kërkuar Sportiv
  4. Eventi më i kërkuar Teatror
  5. Eventi më i kërkuar i Autencitetit për shijen (evente agroturizëm)
  6. Eventi më i kërkuar i Autencitetit për festat lokale
  7. Eventi më i kërkuar për traditat folklorike (Folklor)
  1. Eventi më i kërkuar i Arteve Vizuale
  2. Eventi më i kërkuar për fëmijë

Çmime bazuar në shërbimet e aplikacionit TEA:

  1. Çmimi i Atraksionit të Trashëgimisë Kulturore më i kërkuar
  2. Çmimi i Atraksionit Turistik Natyror më i kërkuar
  3. Hidden Gems in Albania
  4. Çmimi Plazhi më i kërkuar
  5. Çmimi Resorti më i kërkuar
  6. Çmimi Hoteli më i kërkuar
  7. Çmimi Agroturizmi më i kërkuar
  8. Çmimi Restoranti më i kërkuar

Çmime bazuar në shkarkimet e aplikacionit TEA:

  1. Shteti Europian me më shumë përdorues TEA
  2. Shteti Ballkanik me më shumë përdorues TEA
  3. Shteti Transatlantik me më shumë përdorues TEA
  4. Shteti Aziatik me më shumë përdorues TEA

Çmime për qytetin e Tiranës:

  1. TEA All Senses (Tirana)
  2. Çmimi për eventin më të kërkuar të Teatrit, Tiranë
  3. Çmimi për eventin më të kërkuar të Koncerteve & Festivaleve, Tiranë
  4. Çmimi për eventin më të kërkuar të Sportit, Tiranë
  5. Çmimi për eventin më të kërkuar të Arteve Pamore, Tiranë

Çmime Biznese për qytetin e Tiranës:

  1. Çmimi Hoteli më i kërkuar
  2. Çmimi Restoranti më i kërkuar
  3. Çmimi Atraksioni më i kërkuar i qytetit të Tiranës

Termat e referencës për krijimin e projektit “TEA Awards 2026”, janë hartuar duke marrë në konsideratë nevojat e institucionit, në përputhje me politikat për zhvillimin e turizmit.

1)Ideimi dhe Konceptimi i Setit Promocional për TEA Awards

Subjekti duhet të konceptojë setin e plotë promocional të TEA Awards, duke ju përmbajtur identitetit vizual të aplikacionit TEA.

Subjekti duhet të paraqesë dhe të marrë përsipër sa vijon:

  1. Planin e promocionit në rrjete sociale duke përfshirë konceptimin kreativ të plotë të fushatës dhe planin e komunikimit për promovimin e TEA Awards ndaj target grupeve.
  2. Ideimin dhe dizenjimin e anës vizuale të trofeut: subjekti duhet të paraqesë konceptin ideativ dhe vizual të trofeut për çmimet e vendit të parë (35 çmime), përmes skicimit të tyre 2D duke specifikuar formën, materialin, etiketat dhe ngjyrat.
  3. Konceptimi dhe dizenjimi i trofeut duhet të garantohet nga subjekti se është krijim origjinal i tij; Subjekti deklaron dhe garanton Autoritetin Kontraktor se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, në lidhje me ideimin, dizenjimin, e trofeut .Çdo pretendim i ngritur nga ai vet apo palë të treta mbi të drejtat e autorit  do të jetë përgjegjësi e “Subjektit ” dhe Autoriteti Kontraktor është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.
  4. Plani i marketingut të jetë origjinal dhe inovativ duke u mbështetur në brandbook e AKT-së dhe aplikacionit TEA.
  5. Çertifikata shoqëruese me kornizë për fituesit e vendeve të dyta dhe të treta në total 70 çmime;

2)Krijimi i Spoteve Informuese dhe Promovuese

Subjekti fitues duhet të propozoj një koncept promovues me spote(video) të cilat do të publikohen para eventit TEA Awards 2026 dhe në përfundim të saj.

Ky koncept do të bazohet në këto specifika teknike:

a. Spoti promovues jo më pak se 30 sek, do të përmbajë prezantimin e TEA Awards me qëllim nxitjen e kureshtjes për audiencën me imazhe dhe elemente grafike. Ky spot duhet të jetë shumë i vecantë, me qëllim informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për eventin dhe aplikacionin TEA duke ndikuar drejtpërdrejtë në promovimin e tij.

Për spotin, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:

  1. Ideimin dhe krijimin e spotit promovues jo më shumë se 30 sek dhe 1 versioni të shkurtuar të tij jo më shumë se 20 sek.
  2. Regjistrim profesional zëri në format Audio Level-9;
  3. Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio me të drejta autori;
  4. Spotet duhet të jenë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920)
  5. Kohëzgjatja e spotit kryesor jo më pak se 30 sekonda
  6. Kohëzgjatja e versionit të shkurtuar, jo më pak se 20 sekonda
  7. Spoti duhet të jetë në dy gjuhë shqip dhe anglisht
  8. Dorëzimin e spotit kryesor dhe versionit të shkurtuar në Hard disk, në format origjinal të pakonvertuar.
  9. Spoti duhet të përfshijë logon e aplikacionit TEA, logon zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit shqip dhe anglisht. 
  •  Subjekti deklaron dhe garanton Autoritetin Kontraktor se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, në lidhje me ideimin dhe përmbajtjen e spotit. Çdo pretendim i ngritur nga ai vet apo palë të treta mbi të drejtat e autorit do të jetë përgjegjësi e “Subjektit ” dhe Autoriteti Kontraktor është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.

b. Spot 45 sekonda për eventin në përfundim të saj dhe dokumentimin e momenteve kyçe të saj. Ky spot do të prezantoj çmimet e dhëna dhe fituesit e edicionit të parë.

Për spotin, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:

  1. Të japi idenë kryesore të momenteve kyçe të eventit duke nxjerrë në pah fituesit e kategorive kryesore të çmimeve;
  2. Të dokumentojë rendësinë e eventit si me pjesëmarrje edhe me diversitetin e çmimeve;
  3. Spoti duhet të jetë në dy gjuhë shqip dhe anglisht
  4. Dorëzimin e spotit duhet në Hard disk, në format origjinal të pakonvertuar;
  5. Spotet duhet të jenë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);
  6. Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio me të drejta autori;
  7. Regjistrim profesional zëri në format Audio Level-9;
  8. Spoti duhet të përmbajë logon zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në shqip dhe anglisht.
  9.  Subjekti deklaron dhe garanton Autoritetin Kontraktor se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, në lidhje me ideimin dhe përmbajtjen e spotit. Çdo pretendim i ngritur nga ai vet apo palë të treta mbi të drejtat e autorit  do të jetë përgjegjësi e “Subjektit ” dhe Autoriteti Kontraktor është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.

3)Plan marketingu dhe promocion në META me postime organike dhe të sponsorizuara.

Promovimi përmes platformave digjitale, i cili konsiston në reklamimin në META, në Shqipëri dhe Kosovë.

Subjekti duhet të hartojë dhe të zbatojë planin e marketingut dixhital për promovimin e TEA Awards, me fokus kryesor në platformat META (Facebook dhe Instagram) në Shqipëri dhe Kosovë.

Plani konkret i marketingut duhet të përfshijë:

– Ndarjen e 25 postimeve organike që do të fillojnë që nga lidhja e kontratës.

– Tipologjinë vizuale të postimeve (postime brand awarenness, call to action etj);

-Ideimin e postimeve nga ana grafike duke vënë në fokus kategorizimin e çmimeve sipas emertimit të tyre dhe konceptimit të eventit gala.

– Gjuhën e përzgjedhur të komunikimit në postime si dhe përgatitjen e postimeve në dy gjuhë shqip dhe anglisht;

– Audiencën e synuar për postimet e sponsorizuara;

– Qëllimet e vendosura për postimet e sponsorizuara (brand awarennes, engagement, traffic etj);

Subjekti duhet te realizoje jo me pak se 25 postime me qëllim promovimin e eventit gala në media sociale (Instagram dhe Facebook). Këto postime do të ndahen mes faqeve zyrtare të AKT-së.

Tematika dhe ndarja e postimeve do të dërgohet nga subjekti në prezantimin e planit të postimeve dhe do të dakortësohet me AKT. Postimet do të shpërndahen ne feed dhe story sipas planit të përmendur më siper.

Postimet do të realizohen në formate të ndryshme: postime statike, video dhe gif. Një plan sponsorizimi do të dërgohet nga subjekti në këtë rast dhe do të dakordësohet me AKT. 

12 prej 25 postimeve organike do të sponsorizohen në platformën META duke targetuar audienca me interes në Shqipëri dhe Kosovë.
4)Organizimi i eventit gala në të cilin do të ndahen çmimet dhe fituesit e TEA Awards2026. Për këtë hap të projektit subjekti fitues duhet të sigurojë të gjithë elementët e nevojshëm teknikë, logjistikë dhe organizativ për të zhvilluar një event me pjesëmarrje të lartë sipas specifikimeve të mëposhtme. Për organizmin e eventit gala, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:

  1. Ambjent me qera i përshtatshëm për promovimin e eventeve të përmasave të tilla tek pallati Brigadave ( Zona e Baballarëve);
  2. Stage për performanca sipas konceptimit për realizimin e eventit.
  3. Sigurimi i Foltores sipas konceptimit për realizimin e eventit;
  4. Sigurimi i Ledwallit sipas konceptimit për realizimin e eventit
  5. Performanca artistike me një grup muzikor që shoqërohet me instrumentistë dhe vokalistë;
  6. Sigurimi i Sistemit Audio dhe mikrofonat, për grupin orkestral, vokalistët dhe folësit;
  7. Sistem ndriçimi skenik për stage dhe ndriçim perimetral indoor dhe outdoor;
  8. Brandimi i eventit me logon e eventit gala TEA Awards2026.
  9. Ledwall për ekspozimin e imazheve vizuale të eventeve (video, grafika) të cilat janë pretendente ose fituese të kategorive të caktuara.
  10. Realizimi i jingle ose imazhe vizuale për prezantimin e çdo kategorie çmimi dhe futjen e fituesve.
  11. Rregjistrimi i eventit me sistem regjie me 4-5 kamera nga subjekti, ku duhet ta nxjerrë live në facebook të AKT-së dhe do të dorëzojë në fund videon finale të montuar nga eventi dhe sigurimi i një linje të dedikuar interneti;
  12. Përgatitja e skenarit, skaletë për mbrëmjen gala si dhe moderimi;
  13. Montazh i videos finale të plotë të eventit dhe dorëzimi i saj brenda 3 ditëve pune pas eventit;
  14. Montazh i videos për fjalën e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKT-së gjatë eventit gala.
  15. Foto dhe video të eventit.
  16. Sigurimi i çmimeve për fituesit me trofe (35 çmime të para) dhe çertifikata shoqëruese me kornizë ( 70 çmime të dyta dhe të treta).
  17.  Subjekti deklaron dhe garanton Autoritetin Kontraktor se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, në lidhje me konceptet, idetë dhe përmbajtjen e TEA Awards. Çdo pretendim i ngritur nga ai vet apo palë të treta mbi të drejtat e autorit do të jetë përgjegjësi e “Subjektit ” dhe Autoriteti Kontraktor është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.
  18. Pije mirëseardhje për 200 të ftuar;
  19. Çdo material i prodhuar në kuadër të projektit “TEA Awards 2026” do të konsiderohet pronë e AKT-së dhe do të përdoret për qëllime promovuese dhe institucionale.

Shërbimet që kërkohen për realizimin e veprimtarisë “TEA AWARDS 2026”, paraqiten në preventin si më poshtë vijon:

Nr.PërshkrimiNjësiaSasia
  1.Set Promocional Dixhital dhe Fizik copë1(një)  Sipas ftesës për negociatë
2.Krijimi i Spoteve Informuese dhe Promovuese copë2 (dy)Sipas ftesës për negociatë
3.Plan për marketingun dixhital dhe promocion në META me postime organike dhe të sponsorizuara.postime25 (njëzetë e pesë)Sipas ftesës për negociatë
4.Organizimi i eventit përmbyllës shërbim1 (një)Sipas ftesës për negociatë
 Totali pa TVSH  
 TVSH  
 Total me TVSH  
  1. KRITERET PËR KUALIFIKIM

Në zbatim të pikës 1, të Kreut II të Udhëzimit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 2, datë 28.5.2024 “Mbi kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesëpropozimet për mbështetjen financiare të projekteve në fushën

e turizmit”, ku përcaktohen kriteret që duhet të plotësojë subjekti për të përfituar mbështetje financiare në fushën e turizmit, paraqiten si më poshtë vijon:

  1. të jetë i regjistruar në përputhje me legjislacionin në fuqi;

Për të përmbushur kriterin 1, subjekti duhet të paraqesë:

  • Kërkesën që përmban shprehjen e interesit për marrjen pjesë në procedurë;
  • Certifikatën e regjistrimit, regjistruar në organet kompetente sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ekstraktin e regjistrit tregtar, në rast se subjekti është person fizik apo juridik;
  1. të ketë eksperienca të ngjashme në fushën e kulturës, turizmit, argëtimit, promovimit;

Për të përmbushur kriterin 2, subjekti duhet të paraqesë:

  • Portofolin e veprimtarive dhe aktiviteteve të ngjashme si organizim eventesh, kontent dhe promovim në mediat sociale  etj, të realizuara ndër vite (preferohen tre vitet e fundit) ;
  1. të mos ketë detyrime përmbarimore;

Për të përmbushur kriterin 3, subjekti duhet të paraqesë:

  • Vërtetimin se nuk ka detyrime përmbarimore;
  1. të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;

Për të përmbushur kriterin 4, subjekti duhet të paraqesë:

  • Vërtetim se nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
  1. të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;

Për të përmbushur kriterin 5, subjekti duhet të paraqesë:

  • Vërtetim se ka përmbushur detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;
  1. të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e kontributeve shoqërore në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.

Për të përmbushur kriterin 6, subjekti duhet të paraqesë:

  • Vërtetim se ka përmbushur detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara. Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim.

Fondi Limit: është në vlerën 6,566,793.33 lekë pa TVSH, (gjashtëmilion e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtëmije e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre pikë tridhjetë e tre) ose 7,880,152lekë me TVSH (shtatëmilion e tetëqind e tetëdhjetë  mijë e njëqind e pesëdhjetë e dy ).

Periudha e Ofrimit të shërbimit: 25 ditë  nga dita e nënshkrimit të kontratës

Për sa u prezantua më sipër, jeni të lutur të paraqitni:

  1. ofertën ekonomike sipas preventivit, bashkë me çmimet përkatëse për secilin zë, si edhe çmimin total të shërbimit në monedhën Lekë, ku të identifikohet çmimi total pa TVSH dhe çmimi total me TVSH;
  2. dokumentacionin që vërteton plotësimin e kritereve

Data dhe vendi i kryerjes së shërbimit: Datë 26.05.2026, Pallati i Brigadave Tiranë;

Vlerësimi i këtij projekti do të bëhet me anë të votimit që do të kryhet nga anëtarët e kolegjiumit me “pro” ose “kundër”.

Propozimi duhet të paraqitet në adresën:  Agjencia Kombëtare e Turizmit, Bulevardi “Gjergj Fishta” Pallatet Shallvare  Nr 12 Tiranë.

Afati i fundit për pranimin e propozimit: datë 24/04/2026 , ora 10:00.

Forma e komunikimit: Forma shkresore.  

Gjuha e përdorur për dokumentacionin: Gjuha shqipe

Monedha për ofertën ekonomike: LEK.

Facebook
LinkedIn
Email
X