Mbi realizimin e projektit krijues nga Agjencia Kombëtare e Turizmit me objekt: “Wanderlust in Albania: photos & reels & 3D Animation International Competition 2”
Agjencia Kombëtare e Turizmit do të realizojë konkursin “Wanderlust in Albania: photos & reels & 3D Animation International Competition 2”, me qëllim krijimin e një identiteti të fortë për turizmin shqiptar, duke ofruar një imazh të pasur dhe të diversifikuar të Shqipërisë si një destinacion turistik të papërsëritshëm, që ofron gjithçka nga kultura, historia, natyra dhe aventura, Shqipërinë në të gjithë shqisat e saj (Albania All Senses) e mbi të gjitha nga këndvështrimet e turistëve të huajve dhe atyre vendas.
Në funksion të realizimit të kësaj veprimtarie, Agjencia Kombëtare e Turizmit ju paraqet ftesën për propozim për pjesëmarrjen tuaj në projektin “Wanderlust in Albania: photos & reels & 3D Animation International Competition 2”, për kryerjen e shërbimit sipas termave të referencës dhe preventivit, paraqitur si më poshtë vijon:
Termat e referencës për krijimin e projektit “Wanderlust in Albania: photos & video reels & 3D Animation International Competition 2”, janë hartuar duke marrë në konsideratë nevojat e institucionit, në përputhje me politikat për zhvillimin e turizmit.
Organizimi i një projekti në të cilin do të kenë mundësi të marrin pjesë të gjithë individët, shqiptar dhe të huaj, profesionist ose jo, të apasionuar pas fotografimit të Shqipërisë Turistike me të gjithë elementët që e identifikojnë atë. Fotografitë dhe video reels, duhet të përqëndrohen në kategoritë e mëposhtme:
a) Peisazhe (natyrore, malore, bregdetare etj);
b) Foto panoramike (qytetet e Shqipërisë, fshatrat turistikë etj);
c) Monumente & Site arkeologjike (Monumente kulture, Kala, Amfiteatër, Muze dhe site UNESCO);
d) Folklor (etnografi, valle, ritual, traditë etj);
e) Artizanati & Zejtaria;
f) Agroturizëm & Kulinari (ushqime tradicionale, bujtina, agroturizëm);
g) Eventet e aplikacionit TEA (festivale, festa lokale, koncerte, evente artistike, ekspozita etj);
h) Ekoturizmi & Turizmi sportiv (flora & fauna, shtigje, parqe hiking, zhytje, alpinizëm, kajak, parashutizëm etj);
i) Arkitekturë (xhami, kisha, arkitekturë mesjetare dhe e re urbane);
j) Foto-reportazh (foto lajm, që rrëfen ngjarje nga jeta);
k) Video 3D animation (CGI- Computer generated imagery). Krijimet 3D duhet ti përmbahen tematikave nga shkronja «a» në shkronjën « j».
Projekti do të organizohet me hapa si më poshtë:
1. Web design, Rigjenerimi dhe Mirëmbajtja e ndërfaqes ekzistuese për projektin
a) Krijim i ri i Web-design
Subjekti duhet të marri përsipër sa vijon:
- Brandimi me një pamje të re të platformës së konkursit, përshtatur me tendencat dhe frymën e re të kohës
- Pasqyrimi në design të ri i të gjithave të dhënave dhe kategorive të konkursit.
- Pasqyrimi vizual i kategorisë shtesë (CGI- Computer generated imagery) në platformë.
b) Rigjenerimi dhe Mirëmbajtja e ndërfaqes së projektit e cila është ekzistuese nga edicioni i parë dhe duhet të mirëmbahet nga ana e subjektit dhe do të hostohet në një server të ri me kapacitet 1 TB në të cilin do të ngarkohen të gjitha fotografitë dhe videot e pjesëmarrësve. Subjekti duhet të marri përsipër mirëmbajtjen e ndërfaqes për një periudhë dy mujore nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Lidhur me ndërfaqen, subjekti duhet të marri përsipër sa vijon:
- Ruajtja, (storage) në Amazon S3 cloud objekt minimalisht 1TB, serverless / ose ekuivalente.
- Sigurimi i materialeve do të bëhet në një hardisc 1 TB.
- Ndërfaqja duhet të jetë e lidhur përmes një linku me websitet (akt.gov.al dhe albania.al).
- Ndërfaqja do të mirëmbahet për të patur funksionalitet maksimal.
- Shtimi i kategorisë Video 3D animation (CGI- Computer generated imagery)
*Nëse nga AKT do të lindë nevoja për të shtuar elementë të rinj në ndërfaqe, ekuivalentë me 20% të elementëve të mësipërm nga pika 1-5, do të realizohen ndryshime në ndërfaqe.
2.Krijimi i spoteve promovues dhe informativ;
a. Spoti kryesor promovues jo me pak se 60 sek, do të përmbajë prezantimin e konkursit me imazhe dhe elemente grafike. Ky spot duhet të jetë shumë i vecantë, me qëllim për të tërhequr sa më shumë pjesëmarrës në konkurs.
Për spotin, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:
a) Ideimin dhe krijimin e spotit kryesor dhe 1 versioni të shkurtuar të tij;
b) Regjistrim profesional zëri në format WAV;
c) Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio me të drejta autori;
d) Spotet duhet të jenë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);
e) Kohëzgjatja e spotit kryesor jo më pak se 60 sekonda;
f) Kohëzgjatja e versionit të shkurtuar, jo më pak se 20 sekonda;
g) Dorëzimin e spotit kryesor dhe versionit të shkurtuar në Hard disk, në format origjinal të pakonvertuar;
h) Spoti duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe website zyrtar të turizmit Albania.al.
b.Spot informues jo më pak se 30 sekonda për rregullat dhe mënyrën e funksionimit të konkursit.
Për spotin informues, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:
a) Ideimin dhe krijimin spotit;
b) Te shpjegoj rregullat e konkursit;
c) Regjistrim profesional zëri në format WAV;
d) Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio me të drejta autori;
e) Spotet duhet të jenë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);
f) Kohëzgjatja e spotit informues jo më pak se 30 sekonda;
g) Dorëzimin e spotit informativ në Hard disk, në format origjinal të pakonvertuar;
h) Spoti duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe website zyrtar të turizmit Albania.al.
c.Spot 20 sekonda për rezultatet e Konkursit dhe lançimin e Eventit të Shpërndarjes së çmimeve.
Ky spot do të prezantojë të dhënat kryesore të arritura në këtë konkurs si dhe të dhënat për Eventin final përmbyllës të ndarjes së çmimeve.
Për spotin, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:
a) Të japi rezultatet pjesëmarjes në këtë konkurim;
b) Të lajmëroj ditën e Eventit Final të ndarjes së çmimeve;
c) Kohëzgjatja e spotit kryesor jo më pak se 20 sekonda;
d) Dorëzimin e spotit duhet në Hard disk, në format origjinal të pakonvertuar;
e) Spoti duhet të jetë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);
f) Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio me të drejta autori;
g) Regjistrim profesional zëri në format WAV;
h) Spoti duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe website zyrtar të turizmit Albania.al.
3.Organizimi i një eventi hapës për projektin. Për këtë hap të proçedurës subjekti fitues duhet të sigurojë mirëfunksionimin e eventit nga ana logjistike me ledwall dhe sistem audio dhe ndriçim. Për organizimin e eventit hapës, subjekti duhet të marrë përsipër sa më poshtë:
a) Sigurimi i një Ledwall-i me përmasa 5×3.
b) Sigurimi i Sistemit Audio me dy mikrofona tavoline për konferencë, model gooseneck.
c) Sigurimi i fonisë dhe ndriçim frontal për dy folës.
4. Strategji dhe Fushata Digital Marketing dhe promocion në META me postime organike dhe të sponsorizuara.
Promovimi përmes platformave digjitale, i cili konsiston në reklamimin në META, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Subjekti duhet ti dorëzojë AKT-së strategjinë e menaxhimit të kontentit për promovimin e konkursit përgjatë 2 muajve. Kjo strategji duhet të përfshijë:
– Ndarjen e 50 postimeve organike në 3 fazat e konkursit;
– Tipologjinë vizuale të postimeve (postime brand awarenness, call to action etj);
– Gjuhën e përzgjedhur të komunikimit në postime;
– Audiencën e synuar për postimet e sponsorizuara;
– Qëllimet e vendosura për postimet e sponsorizuara (brand awarennes, engagement, traffic etj);
-Realizimi i një video për mënyrën e votimit online.Kohëzgjatja jo më pak se 30 sec. Spotet duhet të jenë në formatin MPEG2 me rezolucione 16*9( 1920x1080px) dhe 9×16( 1080 x1920).
-Hedhja e 300 fotografive dhe 100 videot reels më të mirat do të realizohen nga subjekti në facebook të AKT-së .
Subjekti duhet të realizoje jo më pak se 50 postime me qëllim promovimin e konkursit në mediat sociale (Instagram dhe Facebook). Këto postime do të ndahen mes faqeve zyrtare të AKT-së.
Tematika dhe ndarja e postimeve do të dërgohet nga subjekti në prezantimin e planit të postimeve dhe do të dakortësohet me AKT. Postimet do te shperndahen ne feed dhe story sipas planit te permendur me siper.
Postimet do të realizohen në formate të ndryshme: postime statike, video dhe gif. 12 prej 50 postimeve organike do të sponsorizohen në platformën META duke targetuar audienca me interes brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Një plan sponsorizimi do të dërgohet nga subjekti në këtë rast dhe do të dakordësohet me AKT.
Subjekti duhet të formulojë dhe të dërgoj 1,000 mesazhe dhe e-maile të personalizuara drejt individëvë të mundshëm me interes në fushat e konkursit.
Për secilën prej postimeve duhet të jenë të përshtatura në formatet e kërkuara nga A.K.T (story,feed).Secili prej postimeve duhet të jetë edhe në gjuhën angleze dhe pamjet vizuale edhe në anglisht.Promovimi përmes platformave digjitale, i cili konsiston në sponsorizimin me pagese në META, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
5.Organizimi i eventit përmbyllës në të cilin do të shpallen fituesit. Për këtë hap të projektit subjekti fitues duhet të sigurojë të gjithë elementët e nevojshëm teknikë, logjistikë dhe organizativ për të zhvilluar një event me pjesëmarrje të lartë sipas specifikimeve të mëposhtme. Për eventin mbyllës, subjekti duhet të marri përsipër sa më poshtë:
a) Ambjent me qera (Pallati i Brigadave) i përshtatshëm për promovimin e eventeve të përmasave të tilla me kapacitet prej 130 personash;
b) Koktejl për një kapacitet prej 130 pjesëmarrësish;
c) Stage për performanca 6×4;
d) Sigurimi i Foltores;
e) Sigurimi i Ledwallit 6×3;
f) Performanca artistike me një grup orkestral që shoqërohet me tre vokalistë;
g) Sigurimi i Sistemit Audio dhe mikrofonat, për grupin orkestral, vokalistët dhe folësit;
h) Sistem ndriçimi skenik për stage dhe ndriçim perimetral indoor dhe outdoor;
i) Brandimi i eventit me logon ose imazhin e konkursit të fotografisë dhe videove reels;
j) Ledwall për ekspozimin e fotografive fituese sipas kategorive të konkursit;
k) Rregjistrimi i eventit me sistem regjie me 2 kamera nga subjekti, ku duhet ta nxjerrë live në facebook të AKT-së dhe do të dorëzojë në fund videon finale të montuar nga eventi;
l) Përgatitja e skenarit dhe skaletë për mbrëmjen gala;
m) Prezantues/e për moderimin e mbrëmjes Gala;
n) Kohëzgjatja e aktivitetit, minutazhi 1 orë e 30 minuta;
o) Realizimi i një video hyrëse të aktivitetit. Kohëzgjatja jo më pak se 20 sec.
p) Realizimi i 11 video/ jingle për hyrjen e çdo kategorie.Kohëzgjatja jo me pak se 10 sec për secilën.
q) Realizimi i 18 videove/jingle për prezantimin e fituesve për çdo kategori, të çmimeve të publikut dhe të ambasadorëve të turizimit.Kohëzgjatja jo më pak se 60 sec për secilën.
r) Të gjitha videot e eventit duhet të jenë në formatin MPEG2 me rezolucione 16*9 (1920×1080 px).
s) Çmimet speciale për fituesit, çertifikata dhe shpërblimi për 5 anëtarët e jurisë, si më poshte:
Juria për përzgjedhjen e fituesve do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe secili nga anëtarët e jurisë do të shpërblehet për punën e tyre përzgjedhëse dhe vlerësuese, me një vlerë jo më pak se 100.000 lekë (njëqind mijë).
- Sipas 11 kategorive të fotografive dhe videove reels do të shpallen fitues 33 persona, të cilët do të shpërblehen me një çmim prej jo më pak se 20,000 (njëzetë mijë) lekë
- 4 fituesve të cilët do të vlerësohen me titullin “Ambasador të turizmit shqiptar”do të shpërblehen secili me 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Po ashtu, nga votimi online, do të përzgjidhen 3 fitues që do të shpërblehen më një cmim jo më pak se 30,000 (tridhjet mijë) Lekë
Votimi online do të monitorohet nga subjekti, i cili do të bëjë dhe shpalljen e fituesve.
Nr. | Përshkrimi | Njësia | Sasia |
1 | Web design, Rigjenerimi dhe Mirëmbajtja e ndërfaqes ekzistuese për projektin | Shërbim | 1 |
2 | Krijimi i spoteve
Spoti kryesor imazh Spoti informativ Spoti lançues i Eventit të ndarjes së çmimeve |
Copë | 3 |
3 | Organizimi i një eventi hapës për projektin. | Shërbim | 1 |
4 | Strategji dhe fushata Digital marketing dhe promocion ne META me postime organike dhe te sponsorizuara | Copë | 50 |
5 | Organizimi i eventit përmbyllës | Shërbim | 1 |
Totali pa TVSH | |||
TVSH | |||
Total me TVSH |
I KRITERET PËR KUALIFIKIM
Në zbatim të pikës 1, të Kreut II të Udhëzimit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 2, datë 28.5.2024 “Mbi kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesëpropozimet për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, ku përcaktohen kriteret që duhet të plotësojë subjekti për të përfituar mbështetje financiare në fushën e turizmit, paraqiten si më poshtë vijon:
1. të jetë i regjistruar në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Për të përmbushur kriterin 1, subjekti duhet të paraqesë:
- Kërkesën që përmban shprehjen e interesit për marrjen pjesë në procedurë;
- Certifikatën e regjistrimit, regjistruar në organet kompetente sipas legjislacionit në fuqi;
- Ekstraktin e regjistrit tregtar, në rast se subjekti është person fizik apo juridik;
2. të ketë eksperienca të ngjashme në fushën e kulturës, turizmit, argëtimit, promovimit;
Për të përmbushur kriterin 2, subjekti duhet të paraqesë:
- Portofolin e veprimtarive dhe aktiviteteve të ngjashme si organizim eventesh, kontent dhe promovim në mediat sociale etj, të realizuara ndër vite (preferohen tre vitet e fundit) ;
3. të mos ketë detyrime përmbarimore;
Për të përmbushur kriterin 3, subjekti duhet të paraqesë:
- Vërtetimin se nuk ka detyrime përmbarimore;
4. të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
Për të përmbushur kriterin 4, subjekti duhet të paraqesë:
- Vërtetim se nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
5. të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;
Për të përmbushur kriterin 5, subjekti duhet të paraqesë:
- Vërtetim se ka përmbushur detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;
6. të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e kontributeve shoqërore në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.
Për të përmbushur kriterin 6, subjekti duhet të paraqesë:
- Vërtetim se ka përmbushur detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.
Kriteri shtesë për të vërtetuar kapacitetin teknik, ekonomik sipas Udhëzimit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 2, datë 28.5.2024 “Mbi kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesëpropozimet për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit” është si më poshtë:
- Përmbajtja e strategjisë së konceptimit të promovimit të konkursit duhet të ketë këto elementë:
- Koncepti vizual: Kriter tjetër i rëndësishëm është koncepti vizual që do të shoqërojë të gjithë fushatën e konkursit. Subjekti duhet të paraqesë një koncept të qartë, inovativ dhe tërheqës që përcjell mesazhin e eventit dhe krijon një lidhje të fortë me audiencën. Ky koncept duhet të jetë në përputhje me karakteristikat e brandit “Wanderlust in Albania” dhe të jetë i adaptueshëm për platformat e ndryshme sociale dhe për përdorim në materiale promocionale si gif, foto, dhe video reels.
- Strategjia e promovimit dhe reach-i gjeografik:Subjekti duhet të paraqesë një strategji të detajuar promovimi që siguron pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, si në aspektin e numrit të pjesëmarrësve ashtu edhe në shtrirjen gjeografike. Kjo do të përfshijë strategjinë e targetimit të audiencës dhe përdorimin e kanaleve më të përshtatshme për të arritur audiencën e dëshiruar.
- Implementimi i strategjisë: Prezantimi i metodologjisë dhe planit të implementimit të strategjisë është po ashtu një element kyç. Subjekti duhet të shpjegojë se si do të realizohet implementimi konkret i fushatës, përfshirë kalendarin e aktiviteteve, angazhimin në media sociale, përdorimin e influencuesve, dhe organizimin e eventeve të mundshme që mbështesin qëllimet e konkursit.
Vlerësimi i kolegjiumit do të bazohet në specifikat e mëposhtme:
- Krijim inovativ dhe originalitet në konceptin vizual dhe përmbajtjen e materialeve për të krijuar një impakt të qëndrueshëm në mediat sociale dhe platformat digjitale.
Përshtatshmëria me identitetin e brandit të “Wanderlust in Albania” dhe mundësia për të ndikuar audiencën që po synohet.
- Përfshirja e elementëve të targetimit të audiencës dhe shtrirjes gjeografike që ndihmojnë në rritjen e angazhimit dhe pjesëmarrjes.
- Implementimi dhe monitorimi i fushatës, duke siguruar që subjekti të ofrojë një plan të qartë për matjen e suksesit të fushatës dhe mënyrat e optimizimit të saj gjatë periudhës së konkursit.
Përpos sa më sipër, është e rëndësishme të përfshihet mundësia e pjesëmarrjes së të gjithë individëve, shqiptar dhe të huaj, profesionist ose jo, të apasionuar pas fotografimit të Shqipërisë Turistike me të gjithë elementët që e identifikojnë atë. Fotografitë dhe videot reels, duhet të përqëndrohen në kategoritë e dhëna më sipër.
Materialet që do të krijohen përmes këtij konkursi si foto, video dhe animacione 3D do të pasurojnë fondin arkivor të AKT-së me larmishmërinë e galerisë e saj. Këto materialet do të përdoren për aktivitete promovuese të turizmit, panaire vendase dhe ndërkombëtare, si dhe në rrjetet tona sociale dhe web, natyrës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke i dhënë mundësinë AKT-së të arrijë audienca të reja dhe të pasqyrojë Shqipërinë në mënyrë tërheqëse dhe të gjithanshme në platformat digjitale.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara. Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim.
Fondi Limit: është në vlerën 9,416,667 lekë pa TVSH, (nëntëmilion e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtë dhjetë e shtatë)ose 11,300,000 lekë me TVSH ( njëmbëdhjetë million e treqind mijë).
Periudha e Ofrimit të shërbimit: dy muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës.
Për sa u prezantua më sipër, jeni të lutur të paraqitni:
- ofertën ekonomike sipas preventivit, bashkë me çmimet përkatëse për secilin zë, si edhe çmimin total të shërbimit në monedhën Lekë, ku të identifikohet çmimi total pa TVSH dhe çmimi total me TVSH;
- dokumentacionin që vërteton plotësimin e kritereve
Vendi i kryerjes së shërbimit: Pallati i Brigadave Tiranë
Vlerësimi i këtij projekti do të bëhet me anë të votimit që do të kryhet nga anëtarët e kolegjiumit me “pro” ose “kundër”.
Propozimi duhet të paraqitet në adresën: Agjencia Kombëtare e Turizmit, Bulevardi “Gjergj Fishta” Pallatet Shallvare Nr 12 Tiranë.
Afati i fundit për pranimin e propozimit: datë 21/02/2025 , ora 14:00.
Forma e komunikimit: Forma shkresore.
Gjuha e përdorur për dokumentacionin: Gjuha shqipe
Monedha për ofertën ekonomike: LEK.