FTESË PËR NEGOCIATË

PËR: AGJENCITЁ E SPECIALIZUARA / ORGANET E MEDIAVE VIZIVE

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të realizojë një dokumentar, me objekt “Realizimi i një dokumentari pë promovimin e Shqipërisë në mbarë botën, mbi destinacionet turistike, kulturore dhe historike, në media ndërkombëtare”.

Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore”, të aktit normativ Nr.12, datë 29.07.2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.115/2021 , “Për buxhetin e vitit 2022”, i ndryshuar dhe VKM-së Nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën “Realizimi i një dokumentari për promovimin e Shqipërisë në mbarë botën, mbi destinacionet turistike, kulturore dhe historike në media ndërkombëtare”.

Objekti: “Realizimi i një dokumentari pë promovimin e Shqipërisë në mbarë botën, mbi destinacionet turistike, kulturore dhe historike, në media ndërkombëtare”.

Nevoja për kryerjen e këtij shërbimi: Promovimi i Shqipërisë në mbarë botën, nëpërmjet realizimit të një dokumentari televiziv mbi destinacionet turistike, kulturore dhe historike të Shqipërisë, i cili do të trasmetohet në media ndërkombëtare.

Shpeshtësia e shfaqes së dokumentarit: 1 (një)  here në media ndërkombëtare

Periudha e realizimit: 10 javë nga lidhja e kontratës 

Fondi limit i përcaktuar: 34,832,731 (tridhjetë e katër milion e tetëqind e tridhjete e dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e një lekë, ( pa TVSH).

Afati perfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar është deri me datë 04.10.2022, ora 12.00, pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha në një ditë të vetme, të mbyllura në zarf jo transparent, të firmosur dhe vulosur në emrin dhe adresen e subjektit dhe me shënimin ”Mos e hapni” me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 04.10.2022, ora 12.00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pa hapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit kontraktor:

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati i Shallvareve, Nr.12, Tiranë

Adresa e Internetit: akt.gov.al

Në emër të: Komisioni për ndjekjen e procedurave për botimin e suplementit në median e

shkruar.

 

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip/Anglisht

 

TERMAT E REFERENCËS:

Qëllimi

Promovimi i Shqipërisë në mbarë botën, nëpërmjet realizimit të një dokumentari televiziv mbi destinacionet turistike, kulturore dhe historike të Shqipërisë, i cili do të trasmetohet në media ndërkombëtare.

  1. Ideimi dhe shkrimi i një dokumentari televiziv në Shqipëri nga një storyteller/prezantues ndërkombëtar me eksperiencë në fushën e kërkuar.
  2. Filmimi dhe realizmi i dokumentarit televiziv në Shqipëri, nga një staf me eksperiencë në mbikëqyrjen e prodhimit të dokumentarëve, filmave, serialeve, etj.
  3. Përpunimi dhe post produksioni i dokumentarit televiziv për Shqipëri, nga një staf me eksperiencë në mbikëqyrjen e prodhimit të dokumentarëve, filmave, serialeve, etj.
  4. Trasmetimin e dokumentarit në një  media të huaj në televizion ndërkombëtar.
  1. Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë dhe më pas të transmetojë 1  dokumentar televiziv në media ndërkombëtare me përcaktimet e mëposhtme:
  • Gjatësia 45 minuta
  • Cilësia full HD
  • Kualiteti 4K
  • Voice Over Professional
  • Në gjuhën angleze
  1. Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 10 minuta materiale të shkëputura nga dokumentari përfundimtar, për përdorim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) në website e saj/ kanalet e mediave sociale në klipe (jo më shumë se 2 minuta secila).

 

  1. Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 10 minuta pamje të përgjithshme të përzgjedhura për përdorim nga AKT në faqen e saj të internetit dhe në fushatat promovuese. 

 

  1. Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 5 klipe prapa skenat (Behind the Scenes) të ekuipazhit në punë për përdorim nga AKT në faqen e saj të internetit dhe në fushatat promovuese.

 

  1. Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 10 foto publicitare të ekuipazhit në punë, gjatë filmimit të dokumentarit, për përdorim nga AKT në faqen e saj të internetit dhe në fushatat promovuese.

Dokumentari duhet të pasqyrojë destinacione turistike tërheqëse dhe autentike të Shqipërisë nga veriu në jug, si dhe peisazhe të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike, monumente të kulturës dhe isopolifoninë.

 

Disa nga Destinacionet/Temat e mëposhtme për filmime:

 

  1. Tirana
  2. Durrës
  3. Gjirokastër
  4. Berat
  5. Alpet Shqiptare
  6. Kështjella Shqiptare
  7. Objekte Kulturore të UNESCO
  8. Histori
  9. Arkeologji
  10. Bregdeti
  11. Tradita Shqiptare

 

 

Kapaciteti Teknik:

Formati i shkrepjes/kualiteti: 4K – HD

Shpejtësia e kuadrove të shkrepjes: 25p

Filmime me dron ose helikopter

Gjuha: Anglisht

Treguar ose prezantuar nga një storyteller/moderator/prezantues i huaj

Numri i javëve për dorëzimin e dokumentarit: 10 javë nga lidhja e kontratës

INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE LIDHUR ME OPERATORIN EKONOMIK

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT / KUALIFIKIMIT

Dokumentacioni ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

1. Dokumentet që vërtetojnë se operatori/ofertuesi:

        i. Është një kompani e regjistruar në vendin e saj të regjistrimit.

      ii. Nuk është në proces falimentimi apo likuidimi.

    iii. Qarkullimi mesatar vjetor për tre vitet e fundit jo më pak se 40% e vlerës së kontratës.

2. KRITERET E VEÇANTA TЁ KUALIFIKIMIT

2.1 Operatori/ofertuesi duhet të paraqesë:

Deklaratë për pajtueshmërinë me specifikimet teknike. (Shtojca 1)

Deklaratë për konfliktin e interesit. (Shtojca 2)

2.2 Kapaciteti teknik:

a)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë një histori të dëshmuar në të gjitha fushat e kërkuara të veprimtarisë së tij në pesë vitet e fundit.

b)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë një listë kontratash (të përfunduara ose në vazhdim), duke specifikuar objektin e kontratës, datën dhe kohëzgjatjen.

c)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë të paktën 1 (një) kontratë në shërbime të ngjashme me vlerë jo më pak se 40% e kontratës së buxhetuar.

d)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë se ka në stafin e tij ose do të kontraktojë për realizimin e kontratës gjashtë ekspert kryesor me eksperiencë si më poshtë:

 

 

Numri i ekspertëve: 5 ekspertë 

Eksperti kryesor 1 – Prezantues i lartë televiziv/ekspert historian, me 10+ vite përvojë në Publikimin e Historisë dhe Komunikimin Transmetues.

Eksperti kryesor 2 – Producent i serialeve me 10+ vite përvojë në mbikëqyrjen e prodhimit të filmave dhe serialeve dhe dokumentarëve të klasit botëror për shpërndarje ndërkombëtare.

Eksperti kryesor 3 – Drejtor i Fotografisë me 10+ vite përvojë në xhirimet e filmave, serialeve dhe dokumentarëve.

Eksperti kryesor 4 – Shef i Prodhimit/ Regjisorit/producentit të filmit me 10+ vite përvojë në prodhimin e filmave dhe serialeve të klasit të parë, dokumentarëve dhe skenarëve.

Eksperti kryesor 5 – Producent i linjës me 10+ vite në menaxhim të prodhimeve televizive për përmbajtje të klasit të parë për distribuim.

Për ekspertët e mësipërm duhet të dorëzohen CV-të, dhe/ose çertifikata kualifikimi/licenca profesionale.

Operatori/Ofertuesi mund të propozojë ekspertë të tjerë që i gjykon të nevojshëm për përfundimin e shërbimeve.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik si më sipër.

3. Formulari i Ofertës Ekonomike duhet të përfshijë:

  1. Skema e programit për dokumentarin
  2. Orari i prodhimit;
  3. Plani i shpërndarjes/trasmetimit

4. Deklaratë për respektimin e specifikimeve teknike. (Shtojca 1)

5. Deklaratë për konfliktin e interesit. (Shtojca 2)

6. Certifikatë bankare (IBAN).

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme dhe të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike në Ftesën për Negociata.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr. 1195 datë 05.08.2008.

Kriteret e Vlerësimit:

 

• Përvoja të mëparshme dhe dokumentacioni ligjor i dorëzuar nga organit të masmedias

• Stafi/personeli që do të angazhohet për realizimin e shërbimit

• Çmimi më i ulët i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 50 pikë dokumentacioni tekniko ligjor i paraqitur, si më poshtë:

– 30 pikë përvoja të mëparshme dhe dokumentacioni ligjor i dorëzuar nga organit të masmedias;

– 20 pikë stafi/personeli që do të angazhohet për realizimin e shërbimit.

Vlerësohet me 50 pikë oferta më e ulët ekonomike e operatorit. Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë pa TVSH.

Oferta ekonomike do të paraqitet në Lek/Euro, pa TVSH.

Shënim: Vlerësimi i monedhës së huaj do të bëhet sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë së datës së hapjes së ofertave.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, si përfaqësues ose persona të autorizuar.

Ofertat duhet të jenë të vulosura në zarf, të mbyllura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e kompanive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni edhe në faqen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën: akt.gov.al

Ne jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negociata.

 

Shtojca 1

DEKLARATЁ PASQYRIMI ME SPECIFIKIMET TEKNIKE

Deklarata e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datë _______________ nga Autoriteti Kontraktor ___________ me objekt

___________________ fondi limit  __________.

Unë i nënshkruari __________________ me cilësinë ___________ e operatorit ekonomik

___________________ deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:

Ne plotësojmë të gjitha specifikimet teknike të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe ne e vërtetojmë këtë me certifikata dhe dokumente (nëse kërkohet nga autoriteti kontraktor), të dorëzuara së bashku me këtë deklaratë.

Data e dorëzimit të deklaratës _____________

Firma e ofertuesit ______________

Vula ______________

 

 

 

 

Shtojca 2

DEKLARATЁ 

Për konfliktin e interesit

Deklarata e kërkesës së operatorit ekonomik në procedurën e prokurimit publik të zhvillohet në datën _________________ nga Autoriteti Kontraktor ______________ me objekt ____________ me fond limit __________.

Konflikti i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrimeve publike dhe interesave private tek një zyrtar, nëse ai ka një interes privat, nëse drejtohet nga drejtori me ndikim, mund të ndikojë për të kryer detyrat dhe detyrimet publiku i tij.

Në mbështetje të nenit 21 pika 1 të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve të përcaktuara në kreun III, seksioni II, të cilëve u ndalohet absolutisht të përfitojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga lidhja e kontratave me një palë në një institucion publik janë:

– Presidenti i Republikës, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministra ose zëvendësministra, deputetë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, gjyqtarë dhe prokurorë në shkallën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit, Avokati i Popullit, Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Anëtarë të Enteve Rregullatore, (Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, ku përfshihen Guvernatori dhe Zëvendësguvernatori; konkurrenca, telekomunikacioni; energjia; furnizimi me ujë; sigurimet; letrat me vlerë; media); publik, i cili është të paktën i barabartë në pozicionin e drejtorëve të përgjithshëm, drejtuesve të institucioneve administrative, ministrive publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.

Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues, sipas nenit 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32 të kreut III, pika 2, të këtij ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm për lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe juridiksionit të institucionit ku punon zyrtari. Ky ndalim vlen edhe kur pala është institucion varësie.

Kur zyrtari është në funksion të kryetarit ose të nënkryetarit të bashkisë, këshillit të komunës ose qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është funksionar i lartë i njësisë së qeverisjes vendore, ndalimi për interesa private të zyrtari, i përcaktuar në këtë pikë, zbatohet vetëm për lidhjen e kontratave, sipas rastit, me këshillin e bashkisë, komunës ose qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie (neni 21 pika 2 e ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005).

Ndalimet e përcaktuara në nenin 21 pika 1, 2 të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, me përjashtimet përkatëse, zbatohen njëlloj për personat e lidhur me zyrtarin, të cilët në kuptim të këtij ligji janë bashkëshorti, bashkëjetuesi, fëmijët madhorë, prindërit e zyrtarit të bashkëshortit dhe bashkëjetuesi.

Unë, i nënshkruari _____________________, në cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik_______________, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Në përputhje me to, deklaroj se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II i Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, dhe në këtë deklaratë zotëron interesa private drejtpërdrejt ose tërthorazi me personin juridik që unë përfaqësoj.

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

Emri, Mbiemri, Firma

____________________________

Vula

Shpërndaje në: