Maratona e Tiranës, emocione dhe garë në kryeqytetin europian të sportit 

Vetëm pak ditë na ndajnë nga edicioni i 7️ i Maratonës së Tiranës, një event i përmasave ndërkombëtare, i cili të dielën më 22 tetor, nga ora 8:00 am – 1:00 pm në sheshin Skënderbej, do të bëjë bashkë 4000 garues nga e gjithë bota.

Gjatë këtij viti, që Tirana gëzon titullin e qytetit europian të sportit, Maratona e Tiranës, do të mirëpresë 760 pjesëmarrës të huaj nga 46 shtete të ndryshme, duke u kthyer në një promotor të padiskutueshëm të kryeqytetit dhe jetesës së shëndetshme përmes sportit.

Ruani këtë event tek aplikacioni #TEA dhe bëhuni pjesë e kësaj feste të madhe, duke brohoritur e mbështetur garuesit e këtij kompeticioni, të cilët do t’i japin gjallëri e emocion gjithë kryeqytetit.

Share