eTransport, porta juaj përdrejt Shqipërisë Turistike

Ndërsa Shqipëria Turistike është sot në vëmendjen e udhëtarëve të huaj nga e gjithë bota, për një udhëtim të qetë e të këndshëm vjen si një biletë e sigurtë udhëtimi, eTransport, platforma digjitale kombëtare, e cila ju ndihmon të udhëtoni rrethepërqark Shqipërisë!

Mjafton të klikoni në platformën digjitale eTransport  www.etransport.al dhe udhëtarët shqiptarë e të huaj mund të eksplorojnë dhe menaxhojnë lehtësisht udhëtimin e tyre me transportin ndërqytetas, duke zgjedhur vetë itinerarin e udhëtimit, vendndodhjet e stacioneve, linjat, oraret e nisjes dhe mbërritjes, si dhe kontaktet e operatorëve.

Epoka digjitale në transportin rrugor të udhëtarëve ka trokitur prej disa kohësh në Shqipëri, ku pëmes eTransport aksesi në transportin ndërqytetës bëhet më i lehtë dhe më i përshtatshëm se kurrë më parë. Kjo platformë kombëtare digjitale është krijuar për të përmirësuar shërbimet si për kompanitë e transportit ashtu edhe për qytetarët.

Kjo nismë novatore e qeverisë shqiptare erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

ETransport shërben si një qendër interaktive që lidh udhëtarët, kompanitë e transportit, agjencitë e transportit dhe terminalet e stacionet kombëtare shqiptare duke përmirësuar rrënjësisht përvojën e udhëtimit në të gjithë Shqipërinë. Platforma elektronike eTransport -it,  www.etransport.al është një histori suksesi në fushën e shërbimeve online dhe një urë e re komunikimi për udhëtarët drejt destinacioneve të preferuara dhe Eventeve më të dashura në Shqipërinë Turistike.

 Për më shumë informacione klikoni në https://etransport.al/search

Share