Nisi këtë të enjte Konferenca Ndërkombëtare e Turizmit, “Bridging Tourism Destinations”, në Budva të Malit të Zi.
Kjo konferencë disa ditore synon të bëjë bashkë partnerë të ndryshëm për të krijuar ura lidhëse mes destinacioneve në kuadër të një turizmi të qëndrueshëm.
Agjencia Kombëtare e Turizmit përfaqësohet nga Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Zana Çela në dy prej paneleve kryesore të kësaj konference ku diskutohet në lidhje me destinacionet turistike, marketingun dhe promocionin e tyre.
Diskutimet dhe prezantimet do të vijojnë edhe në ditën e dytë në panele me përfaqësues të rëndësishëm të turizmit, për të adresuar të gjitha problematikat, sfidat dhe mundësitë; si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve të përfshirë.
“Tourism brings people and destinations together.”