Festa e Teto Ollgës në Pogradec 24-25 Gusht

Për të dytin vit rradhazi në fshatin Tushemisht realizohet Festa e legjendares Teto Ollgë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me shoqatën ODA, shoqatën Penta dhe Publicita.shpk ju fton ne festën e Teto Ollgë.

Festa do të zgjasë dy ditë në datat 24 – 25 Gusht, e mbushur me aktivitete të ndryshme kulturore e artistike si: pazar me punime artizanale, konkurs kulinarie, shfaqje muzikore, ekspozita, kinema verore, kampionate sportiv etj.
Promovimi i turizmit të kësaj zone me tradita të veçanta në ndërthurje me protagonizmin që këtij fshati i ka sjellë ky personazh aq i dashur për popullin, do shërbejë për të krijuar një risi në fushën e turizmit, si një festë e përvitshme në këtë fshat kaq karakteristik të Pogradecit.
Gjatë festës do të zhvillohet një turne artizanal dhe gastronomik mbi produktet dhe nënproduktet e zonës së Tushemishtit dhe përsëri do të shpallet Konkursi “Pjata e Teto Ollgës” në të cilin do të kemi sërisht një garë midis bizneseve të zonës për konkursin “Pjata më e mirë”, e cila do të fitojë kupën duke mbajtur titullin kampion deri vitin e ardhshëm.
– Aktivitete muzikore lokale të kombinuara me ato moderne për gjithë të pranishmi të ftuar dhe vendas.

Share