Korça, qyteti i serenatave
Korça, the City of Serenades
Korça, qyteti i traditave të bukura intelektuale e artistike, është një nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë. I vendosur në pjesën juglindore të vendit, ky qytet është i njohur për lagjet e tij tipike të përbëra nga shtëpi të ulëta dhe vila e rrugë të shtruara me kalldrëm.
Korça rrethohet nga një numër i konsiderueshëm kodrash e malesh, dhe kufizohet në lindje me malin e Moravës, në perëndim me zonën e Gorës, Voskopojën dhe Vithkuqin; në jug me Malin e Qarrit dhe në pjesën veriore me Malin e Thatë.
Qyteti i Korçës u themelua në shekujt V-VI dhe është një nga qytetet e vendeve të Europës Juglindore, i cili është banuar më herët, bazuar në gërmimet dhe daljen në dritë të fortifikimeve ilire.
Të katërta stinët e vitit kanë bukurinë e vet për një udhëtim në Korçë. Qyteti i Korçës në dimër ofron një panoramë të mrekullueshme të veshur nën petkun e bardhë.
Interesante do të ishte Korça edhe në stinën e vjeshtës ku përveç se do të shijoni bukuritë e qytetit dhe ngjyrat e vjeshtës do të keni mundësinë të provoni frutat e mrekullueshme të zonës.
Për të gjithë ata, që preferojnë klimën malore, në verën e nxehtë, Korça dhe rrethinat e saj ofrojnë freskinë, ajrin e pastër dhe një natyrë të mrekullueshme. Korça gjatë gjithë vitit ofron aktivitete të shumta kulturore, festa e panaire që e gjallërojnë jetën e qytetit. Një numër i madh vizitorësh shënohet veçanërisht në ditët e festave si Pashkët, Krishtlindjet, Karnavalet apo festa e birrës.
Një ndër atraksionet më të veçanta të Korçës është Pazari i Vjetër, në të cilin pasqyrohen më së miri traditat e ruajtura ndër vite si dhe arkitektura e vjetër dhe moderne e këtij qyteti. Në këtë zone historike gjenden edhe bare, restorante dhe shitore të bukura.
Korça është e njohur për një sërë muzesh, të cilat përcjellin artin dhe traditat e këtij qyteti i njohur edhe si Parisi i vogël i Shqipërisë, dhe janë disa nga atraksionet më të vizituara nga turistët venda dhe të huaj. Ndër ta përmendim: Muzeu Kombëtar i Arsimit, në godinën ku u hap shkolla e parë shqipe më 1887; Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar; Muzeu Prehistorik, Shtëpia-muze e piktorit të njohur Vangjush Mio, Muzeu i Artit Oriental “Bratko”, Muzeu i Fotografisë Gjon Mili, etj.
Teatri Çajupi është vendi ku mund të shohësh koncerte apo shfaqje teatrale sipas kalendarit kulturor të sezonit. Përveç muzeve dhe monumenteve, Korça është qyteti ku organizohen karnavalet më të bukura në Shqipëri, të cilt organizohen pak ditë para Pashkës Ortodokse.
Serenatat e dashurisë janë këngët karakteristike, të cilat e simbolizojnë Korçën si qytet të dashurisë dhe traditave të bukura e romantike. Në qytet gjenden taverna të shumta me gatime të shijshme tradicionale si; p.sh. lloje të ndryshme byreku, që ndërthuren në mënyrë të përkryer me muzikën e mirë dhe pijen tradicionale, rakinë.
Korça është një pikënisje shumë e mirë për të zbuluar edhe shumë pika turistike të vendosura në malet e afërta rreth e përqark si; Voskopoja, Dardha, Vithkuqi e Boboshtica. Këto fshatra turistike janë të njohur sepse të ofrojnë mundësinë për të praktikuar shumë sporte dhe aktivitete në natyrë. Qarku i Korçës është i njohur edhe për kishat e bukura bizantine të Vithkuqit dhe të Voskpojës, me afresket e pikturuara në muret e tyre nga piktorët shqiptarë të mesjetës. Në afërsi të Korçës, ju mund të vizitoni Liqenin e Prespës, i cili është Parku më i madh Kombëtar në vend, Parkun Kombëtar të Drenovës, Tumën ilire të Kamenicës, etj.
Për më shumë vizitoni:
Korça, a city rich in beautiful intellectual and artistic traditions, is one of the largest and most important cultural and economic centers in Albania. Located in the southeastern part of the country, the city is famous for its typical neighborhoods composed of low houses and villas and streets paved with cobblestone.
Surrounded by numerous hills and mountains, Korça is bordered to the east by the Morava mountain, to the west by the Gora area, Voskopoja, and Vithkuqi; to the south by the Qarri mountain and to the north by the Dry mountain.
Founded in the 5th-6th centuries, Korça is one of the earliest settled cities in Southeastern Europe, based on excavations and the discovery of Illyrian fortifications.
Each season offers its unique beauty for a trip to Korça. In winter, the city presents a marvelous panorama covered in white. Autumn in Korça, besides enjoying the city’s beauties and autumn colors, offers the chance to taste the region’s marvelous fruits.
For those preferring a mountain climate during the hot summer, Korça and its surroundings offer coolness, clean air, and magnificent nature. Throughout the year, Korça hosts numerous cultural activities, festivals, and fairs that enliven city life. The city witnesses a large number of visitors, especially during holidays like Easter, Christmas, Carnivals, or the Beer Festival.
One of Korça’s most unique attractions is the Old Bazaar, where the city’s well-preserved traditions, as well as its old and modern architecture, are best displayed. This historic area is home to beautiful bars, restaurants, and shops.
Korça, known as the “Little Paris of Albania,” is famous for a range of museums that narrate the art and traditions of the city and are some of the most visited attractions by local and foreign tourists. These include the National Museum of Education, in the building where the first Albanian school opened in 1887; the National Museum of Medieval Art; the Prehistoric Museum; the house-museum of the renowned painter Vangjush Mio, the Oriental Art Museum “Bratko”, the Gjon Mili Photography Museum, and more.
Çajupi Theater is the place to watch concerts or theatrical shows according to the cultural calendar of the season. Besides museums and monuments, Korça is the city where the most beautiful carnivals in Albania are organized, a few days before Orthodox Easter.
Love serenades are characteristic songs that symbolize Korça as a city of love and beautiful, romantic traditions. The city has numerous taverns offering delicious traditional dishes, like different types of byrek, perfectly accompanied by good music and traditional drink, raki.
Korça is an excellent starting point to discover many tourist spots located in the nearby mountains such as Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, and Boboshtica. These tourist villages are known for offering opportunities to practice various sports and outdoor activities. The Korça region is also known for the beautiful Byzantine churches of Vithkuqi and Voskopoja, with frescoes painted on their walls by medieval Albanian painters. Near Korça, you can visit Prespa Lake, the largest National Park in the country, Drenova National Park, the Illyrian Tumulus of Kamenica, and more.
For more information, visit: