“Albania-all you need is here”
Më 7-9 mars Shqipëria do të marrë pjesë në panairin më të madh botëror të turizmit që zhvillohet në Gjermani – ITB Berlin – nën moton “Albania. All you need is here”
Nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me një agjendë të mirëorganizuar eventesh, me prezencën e Kryeministrit Edi Rama dhe një sërë takimesh të nivelit më të lartë për të promovuar në të gjitha format ofertën e Shqipërisë si destinacion i turizmit gjithëvjetor me moton “Albania-all you need is here”.