Ndizni motorrët tuaj dhe bëhuni gati për një aventurë fantastike në Rally Albania, që nis të shtunën e 3 qershorit në bregdetin e bukur të Velipojës!
Edicioni i 19-të i garës ndërkombëtare të Rally Albania nis në Velipojë dhe vijon më tej në Voskopojë, Orikum, Berat për të përfunduar në Tiranë.
Përgjatë një jave, nga 3-10 qershor do të përshkohen mbi 1500 kilometra rreth Shqipërisë turistike.
Në garë marrin pjesë 230 garues nga 27 shtete, në katër kategori të ndryshme, moto, quad, 4×4 dhe ssv, në një nga eventet më të rëndësishme motorrike në Shqipëri.
Bashkohuni me aventurën e shpejtësisë së lartë të Rally Albania!
Përjetoni këtë ngjarje të bukur sportive në një udhëtim të jashtëzakonshëm që përshkon peizazhet më mbresëlënëse të bregdetit shqiptar dhe destinacionet më të kërkuara nga Veriu i Shqipërisë në Juglindje e në qendër.
Mos e humbisni këtë ngjarje të rëndësishme për turizmin shqiptar!.