Drejtor pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:
Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025); Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton hapjen e 1 (një) vendi vakant për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse Kategoria e pagës: II-2.
I. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
A. Kushtet e Përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:
a. Të ketë shtetësinë shqiptare;
b. Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;
d. Të jetë i aftë për punë;
e. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;
f. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
g. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;
h. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.
B. Kërkesat e Posaçme
Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:
Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat egzakte;
Të ketë jo më pak se tre vjet përvojë profesionale në pozicione të ngjashme;
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe;
Të jetë njohës i mirë i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze;
Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;
Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike.
II. PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE
Drejtor pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse kryen detyrat dhe mban përgjegjësitë e mëposhtme:
Drejtori i Financës, është përgjegjës për planifikimin, administrimin dhe monitorimin e veprimtarisë financiare, buxhetore dhe administrative të institucionit, duke garantuar përdorimin efektiv, ekonomik dhe ligjor të burimeve financiare dhe njerëzore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Planifikimi Buxhetor/ Transaksionet Financiare/ Monitorimi dhe Kontrolli i Buxhetit:
Kryen planifikimin e buxhetit të AKT-së dhe ia paraqet Drejtorit të Përgjithshëm për miratim.
Përgatit analizat financiare dhe vlerësimet për nevojat buxhetore afatshkurtra dhe afatgjata.
Siguron që hartimi i transaksioneve financiare të jetë në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.
Monitoron saktësinë e dokumentacionit financiar dhe siguron arkivimin e rregullt të tij.
Siguron monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të buxhetit bazuar në aktivitetet e miratuara.
Përgatit raporte periodike për përdorimin e fondeve dhe buxhetit.
Siguron burime financiare të mjaftueshme për realizimin e veprimtarive të planifikuara të institucionit.
Bashkëpunon me institucionet përkatëse për sigurimin e fondeve shtesë në rastet e nevojshme.
Siguron që burimet në dispozicion të drejtorisë të organizohen në mënyrë që objektivat të realizohen me efektshmëri të lartë dhe në përputhshmëri të plotë me rregullat.
Zhvillon plane veprimi për optimizimin e përdorimit të burimeve.
Siguron funksionimin e hallkave të kontrollit të brendshëm për të mbështetur menaxhimin në rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të punës.
Implementon masat për menaxhimin dhe minimizimin e riskut financiar.
Siguron monitorimin dhe zbatimin e politikave të burimeve njerëzore në përputhje me legjislacionin përkatës.
Mbështet procesin e rekrutimit dhe zhvillimit profesional të stafit.
Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, brenda fushës së përgjegjësive të AKT-së.
III. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR
Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;
2. Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
3. Listë notash e noterizuar;
4. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;
8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.
Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.
IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 01.12.2026, ora 10:00, me objekt:
Drejtor pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetësenë Agjencinë Kombëtare të Turizmit
*Fillimisht ky pozicion ju ofrohet punonjësve të brendshëm. Në rast se nuk plotësohet prej tyre, AKT mund të pranojë kandidatura nga jashtë institucionit
V. PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES
1. Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.
2. Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.
3. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
4. Në përfundim të procesit të vlerësimit, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht çdo kandidat në mënyrë elektronike dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të AKT-së (www.akt.gov.al).