11/11/2026

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Analizës pranë Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT),

 Në zbatim të: Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025); Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton hapjen e 1 (një) vendi vakant zëvëndësues sipas raportit për leje barrëlindjeje për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Analizës pranë Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Kategoria e pagës: III-2.

I.  KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

A.  Kushtet e Përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:

a.   Të ketë shtetësinë shqiptare;

b.   Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c.   Të gëzojë integritet moral dhe profesional;

d.   Të jetë i aftë për punë;

e.   Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;

f.    Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;

g.   Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;

h.   Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.

B.  Kërkesat e Posaçme

Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në shkenca shoqërore;
  2. Të ketë përvojë të paktën 3(tre) vjeçare në pozicione punë të ngjashme; 

2.   Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe;

3.   Të jetë njohës i mirë i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe;

4.   Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;

5.   Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike.

II.  PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE

Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Analizës pranë Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), kryen detyrat dhe mban përgjegjësitë e mëposhtme:

Mbështet proceset e monitorimit, vlerësimit dhe analizës së tregut turistik dhe performancës së projekteve të agjencisë, duke siguruar mbështetje të bazuar në të dhëna për vendimmarrje strategjike dhe planifikim të qëndrueshëm të zhvillimit të turizmit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  1. Monitoron realizimin e objektivave, programeve dhe planeve të punës të institucionit.
  2. Ndjek ecurinë e aktiviteteve, projekteve dhe programeve të zbatuara nga AKT-ja.
  3. Evidenton problematikat dhe vonesat gjatë realizimit të aktiviteteve institucionale dhe propozon masa për përmirësim.
  4. Kontrollon respektimin e afateve, standardeve dhe treguesve të performancës nga strukturat përkatëse.
  5. Përgatit raporte periodike monitorimi mbi realizimin e objektivave institucionale.

B. Mbledhja dhe Administrimi i të Dhënave

  1. Mbledh, administron dhe përpunon të dhëna statistikore dhe operative mbi aktivitetin e institucionit dhe sektorin e turizmit.
  2. Administron databazat dhe sistemet e informacionit të sektorit.
  3. Siguron saktësinë, besueshmërinë dhe përditësimin e vazhdueshëm të të dhënave.
  4. Organizon dhe administron dokumentacionin statistikor dhe analitik të sektorit.
  5. Harton dhe mirëmban indikatorët kryesorë të performancës institucionale.

D. Raportimi dhe Informimi

  1. Harton raporte mujore, tremujore dhe vjetore mbi aktivitetin e sektorit dhe treguesit e performancës.
  2. Përgatit raporte analitike dhe prezantime për drejtuesit e institucionit dhe institucionet bashkëpunuese.
  3. Siguron raportimin korrekt dhe në kohë të të dhënave dhe rezultateve të monitorimit.
  4. Përgatit materiale informative dhe statistika për publikime institucionale dhe aktivitete promovuese.

F. Bashkëpunimi dhe Koordinimi Institucional

  1. Bashkëpunon me drejtoritë dhe sektorët e tjerë për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit.
  2. Koordinon procesin e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave me institucionet partnere.
  3. Merr pjesë në grupe pune, komisione dhe aktivitete institucionale që lidhen me monitorimin dhe analizën.
  1. Mbështet drejtuesit e institucionit me informacion analitik për procesin e vendimmarrjes.

G. Menaxhimi i Sektorit

  1. Organizon dhe koordinon punën e stafit të sektorit.
  2. Ndan detyrat dhe monitoron realizimin e tyre nga specialistët në varësi.
  3. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori ose eprori i drejtpërdrejtë.
  4. Vepron në përputhje me Kodin e Etikës dhe standardet e integritetit institucional.

III.  DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

1.   Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;

2.   Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njehsimi nga Ministria e Arsimit;

3.   Listë notash e noterizuar;

4.   Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

5.   Fotokopje e letërnjoftimit (ID);

6.   Vërtetim i gjendjes shëndetësore;

7.   Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;

8.   Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.

 Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.

IV.  MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 18/11/2026, ora 10:00, me objekt:

“Aplikim për pozicionin e punës: Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Analizës pranë Drejtorisë së Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Kategoria e pagës: III-2.

V.  PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES

1.   Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.

2.   Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.

3.   Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

4.   Në përfundim të procesit të vlerësimit, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht çdo kandidat në mënyrë elektronike dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të AKT-së (www.akt.gov.al).

Facebook
LinkedIn
Email
X