“Turizmi në Shqipëri. Sfidat dhe mundësitë e vitit 2020 për sektorin e turizmit”. Ky do të jetë webinari i rradhës organizuar nga Expocity Albania në datën 1 Korrik, Ora 15:00. Si një ndër sektorët më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare por edhe si një ndër sektorët më të prekur nga pandemia globale, turizmi duhet të jetë sot qendra e vemëndjes. Pjesë e diskutimit në këtë webinar do të jetë impakti i frenimit në nivel global i turizmit për shkak të pandemisë dhe protokolli i operimit në këtë sektor për sezonin veror. Jo vetëm, përmes këtij webinari synojmë të përcjellim të gjithë hapsirat dhe mundesitë që ka sektori për tu rigjeneruar, menaxhimin më të mirë të destinacioneve dhe zhvillimin ekoturizmit.
Për të gjitha këto, do të kemi në panel të ftuar për diskutim:
Znj. Kornelia Ferizaj, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit
Z. Enver Mehmeti, Drejtor Ekzekutiv, VAS TOUR
Z. Zak Topuzi, Drejtues i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit
Linku i regjistrimit:
https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_doI4-OVmQDetXjdPpz9T4g