FTESË PËR NEGOCIATЁ PËR: AGJENCITË E SPECIALIZUARA/ORGANET E MEDIAVE VIZIVE PRODHIMIN DHE TRANSMETIMIN E VIDEOS PROMOVUESE (SPOTIT) NË KUADËR TË PROMOVIMIT TË APLIKACIONIT TË KALENDARIT TË EVENTEVE KULTURORE TË TURIZMIT

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë procedurën me objekt “PRODHIMIN DHE TRANSMETIMIN E VIDEOS PROMOVUESE (SPOTIT) NË KUADËR TË PROMOVIMIT TË APLIKACIONIT TË KALENDARIT TË EVENTEVE KULTURORE TË TURIZMIT”.

Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore” dhe VKM-së Nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën me objekt “Prodhimin dhe transmetimin e videos promovuese (SPOTIT) në kuadër të promovimit të Aplikacionit të Kalendarit të eventeve kulturore të turizmit”

OBJEKTI

“Prodhimin dhe transmetimin e videos promovuese (SPOTIT) në kuadër të promovimit të Aplikacionit të Kalendarit të eventeve kulturore të turizmit”. 

Periudha e realizimit: 5 (pesë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

Fondi limit i përcaktuar: fondi limit i procedurës është në vlerën 1,666,666 (një milion e gjashtëqind e gjashtë dhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtë dhjetë e gjashtë) lekë pa Tvsh

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 15/06/2023, ora 13:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 15/06/2023, ora 13:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit tonë kontraktor:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “Prodhimin dhe transmetimin e videos promovuese (SPOTIT) në kuadër të promovimit të Aplikacionit të Kalendarit të eventeve kulturore të turizmit”.

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

 

I.TERMAT E REFERENCËS:

Qëllimi

Promovimi i aplikacionit të kalendarit të eventeve të ndryshme që ndodhin në Shqipëri i cili ndikon si në promovimin e këtyre eventeve tek turistët e huaj dhe vendas po ashtu ndikon dhe në shpërndarjen dhe rritjen e netë qëndrimeve të turistëve në të gjithë Shqipërinë sipas fokusit dhe interest të tyre për këto evente. Promovimi i këtij kalendari dhe aplikacionit përkatës do të ndihmojë në diversifikimin e ofertës turistike si në periudhë kohore po ashtu dhe në vendodhje, e po ashtu do ndikojë në rritjen e nurit të turistëve të rinj si dhe target grupeve përkatëse.

Video promovuese duhet të përmbaj në fokus të përgjithshëm përdorimin e Aplikacionit të dedikuar në formën e një kalendari të eventeve kulturore të zhvillimit të turizmit.

Spoti duhet të realizohet në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jenë të përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.

Shërbimet që kërkohen të realizohen:

Prodhimin e një video promovuese e cila duhet të jetë në format transmetimi për publikun e gjërë (TV, YouTube dhe Media Sociale)

 Publikime në Media Sociale dhe Mbulim Mediatik

Spoti i prodhuar duhet të nxjerri në pah avantazhet e përdorimit të aplikacionit dhe duhet të ketë këto karakteristika:

  • Të ketë disa skena me qëllim promovimin por edhe shpjegimin e karakteristikave të aplikacionit
  • Të ketë një kombimin midis xhirimeve të ndryshme që ilustrojnë aktivitetet e ndryshme që bëhen në Shqipër me elementet grafik dhe animacione të formës grafike;
  • Audio/narracion shoqërues;
  • Kohëzgjatja: jo me e vogel se 30 sekonda

 

Operatori duhet të marrë përsipër:

– Ideimin dhe krijimin e spotit;

– Regjistrimin, pastrimin dhe montimin e zërit narrativ;

– Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio;

– Renderizimin e spotit në format 16X9 (HD) i gatshëm për transmetim;

– Dorëzimin e spotit në 3 DVD (ose USB), në format origjinal të pakonvertuar.

Operatori ekonomik do të sigurojë gjithashtu:

  • Publikime në rrjetet sociale përmes postimeve për aplikacionin dhe promovimin e kalendarit të eventeve si dhe mbulimin mediatik me qëllim informimin e publikut për karakteristikat e aplikacionit dhe kalendarin e eventeve.

 

Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit “Prodhimin dhe transmetimin e videos promovuese (SPOTIT) në kuadër të promovimit të Aplikacionit të Kalendarit të eventeve kulturore të turizmit”.

Spoti duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar dhe website zyrtar të turizmit Albania.al.

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e spotit dhe publikimin e tij për publikun e gjëre.

 Kapaciteti Teknik:

Formati i shkrepjes/kualiteti: Full HD

Periudha e realizimit: 5 (pesë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

Pamjet që do të regjistrohen gjatë periudhës së xhirimeve duhet të jenë ekskluzive.

Materialet e përshtatura për transmetim duhet të dorëzohen në format VIDEO HD, Format MP4 kopje në DVD/USB.

Spoti i sipërcituar pasi të jetë realizuar duhet të transmetohet dhe shpërndahet në jo më pak se 2 (dy) rrjete sociale me shikueshmëri të lartë. Ofertuesi duhet të planifikojë transmetimin dhe shpërndarjen e tij të paktën 1 (një) herë në ditë në rrjete sociale për një muaj dhe mbulim mediatik në emisone  televizive.

Efektet audio dhe efektet muzikore në përmbajtje të materialit përfundimtar duhet të jenë të trajtuar posaçërisht për Spotin dhe të zotërojnë të gjitha të drejtat e rezervuara të përdorimit të pakufizuar si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kohor.

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e Spotit , transportin, stafin, lejet e xhirimit në secilën prej pikave të xhirimit.

Materialet e spotit duhet të dorëzohen në Formatin HD.

II.INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE LIDHUR ME OPERATORIN EKONOMIK

 KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

Ofertuesi duhet të deklarojë se:

a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçëm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
dh) nuk ka pagesa të pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
g) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.

Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

Kapaciteti teknik:

Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë kopje të certifikuar të bilancit për periudhën e viteve 2021 dhe 2022, të deklaruara pranë autoriteteve përkatëse tatimore.

Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 40% të fondit limit që prokurohet.

Kjo do të vërtetohet me dokumentet e mëposhtme:

  • Për kontrata me një ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
  • Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
  • Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar transmetimin e spoteve.

Personeli Kryesor

Operatori Ekonomik duhet të disponojë personelin kryesor të nevojshëm për të zbatuar objektin e procedurës, dhe të paraqesë kontratat e shërbimit/bashkëpunimit ose kontratat individuale të punës, CV-të e tyre sipas kategorive të përcaktuara më poshtë:

  • 1 (një) Ekspert Komunikimi të specializuar, me diplomë për administrim biznesi, ekonomik, marketing ose shkenca komunikimi
  • 1 (një) dizenjues grafikë, të diplomuar ose te certifkuar për dizajn/art grafik/skenografi ose regji film, post produksion, montazh
  • Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.

III. KRITERET E VLERËSIMIT

  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  • çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 30 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 20 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 50 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën: www.akt.gov.al

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

 

 

Shpërndaje në: