Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:
Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025); Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton hapjen e 1 (një) vendi vakant për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshme (zëvëndësuese) Kategoria e pagës: III-2.
I. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
A. Kushtet e Përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:
a. Të ketë shtetësinë shqiptare;
b. Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;
d. Të jetë i aftë për punë;
e. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;
f. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
g. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;
h. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.
B. Kërkesat e Posaçme
Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat ekonomike;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet;
3. Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;
4. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike si dhe të ketë njohuri ne lidhje me Ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin si dhe udhëzimet përkatese të dala në bazë dhe për zbatim të ligjit.
II. PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE
Pozicioni: Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshmë
Drejtoria: Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Raporton tek: Drejtori i Financës
Qëllimi i Pozicionit:
Të sigurojë administrimin korrekt dhe efikas të proceseve financiare, buxhetore dhe kontabël të institucionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, procedurat financiare shtetërore dhe objektivat e institucionit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Harton dhe ndjek zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit.
- Kryen kontrollin dhe administrimin e shpenzimeve sipas zërave buxhetorë të miratuar.
- Përgatit raporte financiare periodike mujore, tremujore dhe vjetore.
- Monitoron realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të institucionit.
- Verifikon dokumentacionin financiar dhe siguron korrektësinë e pagesave.
- Kryen rakordime bankare dhe ndjek lëvizjet financiare të institucionit.
- Përgatit urdhër-pagesat dhe ndjek procedurat e ekzekutimit të tyre në sistemin e thesarit.
- Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për procedurat e prokurimit publik dhe zbatimin financiar të kontratave.
- Siguron zbatimin e legjislacionit financiar, fiskal dhe procedurave të kontrollit të brendshëm.
- Administron evidencat kontabël dhe arkivimin e dokumentacionit financiar.
- Ndjek zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve me financim nga buxheti i shtetit ose donatorë të ndryshëm.
- Përgatit analiza financiare dhe jep rekomandime për përmirësimin e menaxhimit financiar.
- Koordinon dhe raporton periodikisht punën me Drejtorinë e Thesarit, Ministrinë përgjegjëse.
- Siguron respektimin e afateve ligjore për deklarimet dhe raportimet financiare.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, brenda fushës së përgjegjësive të AKT-së.
III. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR
Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;
2. Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
3. Listë notash e noterizuar;
4. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;
8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.
Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.
IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 04/08/2026, ora 10:00, me objekt:
“Aplikim për pozicionin e punës: Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshme, pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Turizmit”
*Fillimisht ky pozicion ju ofrohet punonjësve të brendshëm. Në rast se nuk plotësohet prej tyre, AKT mund të pranojë kandidatura nga jashtë institucionit.
V. PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES
1. Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.
2. Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.
3. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
4. Në përfundim të procesit të vlerësimit, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht çdo kandidat në mënyrë elektronike dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të AKT-së (www.akt.gov.al).