03/08/2026

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:

 Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025); Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton hapjen e 1 (një) vendi vakant për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Promovimit të Turizmit Kategoria e pagës: II-1

I.  KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

A.  Kushtet e Përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:

a.     Të ketë shtetësinë shqiptare;

b.     Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c.     Të gëzojë integritet moral dhe profesional;

d.     Të jetë i aftë për punë;

e.     Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;

f.     Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;

g.     Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;

h.     Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.

B.  Kërkesat e Posaçme

Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat shoqërore;
  2. Të ketë përvojë pune të pakten 5 (pesë) vjet në pozicione drejtuese;

2.     Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe;

3.     Të jetë njohës i mirë i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze (cërtifikime opsionale);

4.     Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;

5.     Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike.

II.  PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE

Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit kryen detyrat dhe mban përgjegjësitë e mëposhtme:

  1. Zbaton strategjinë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe planin e veprimit, me qëllim ngritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit turistik të vendit;

    2.     Harton, zhvillon dhe zbaton planin vjetor të marketingut, të cilin ia paraqet Drejtorit të Përgjithshëm për miratim, në funksion të promovimit të turizmit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

    3.     Propozon dhe organizon pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe kombëtare, “Fam Trip” dhe “Press Trip”, workshop-e dhe konferenca, si dhe forma të tjera promovimi të destinacioneve turistike shqiptare;

    4.     Realizon aktivitetet promocionale sipas rregullores së institucionit dhe propozon materiale me karakter promocional, informues dhe statistikor në përputhje me nevojat dhe tendencat e tregut turistik;

    5.     Mbikëqyr dhe siguron mbulimin në kohë të hapësirave promovuese në mediat elektronike dhe të shkruara; mbikëqyr prodhimin e spoteve dhe reklamave të reja promocionale;

    6.     Drejton dhe zbaton strategjinë e marketingut dixhital me qëllim rritjen e numrit të turistëve nëpërmjet promovimit të destinacioneve dhe produkteve turistike;

    7.     Bashkëpunon me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor, operatorët turistikë, përfaqësite diplomatike shqiptare jashtë vendit dhe organizata vendase e të huaja, me qëllim promovimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve;

    8.     Menaxhon dhe përditëson aktivitetin e promovimit online nëpërmjet portalit zyrtar, rrjeteve sociale dhe kanaleve dixhitale;

    9.     Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, brenda fushës së përgjegjësive të AKT-së.

    III.  DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

    Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

    1.     Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;

    2.     Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njehsimi nga Ministria e Arsimit;

    3.     Listë notash e noterizuar;

    4.     Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

    5.     Fotokopje e letërnjoftimit (ID);

    6.     Vërtetim i gjendjes shëndetësore;

    7.     Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;

    8.     Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.

     Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.

    IV.  MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 11/08/2026, ora 10:00, me objekt:

    “Aplikim për pozicionin e punës: Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit”

    *Fillimisht ky pozicion ju ofrohet punonjësve të brendshëm. Në rast se nuk plotësohet prej tyre, AKT mund të pranojë kandidatura nga jashtë institucionit.

    V.  PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES

    1.     Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.

    2.     Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.

    3.     Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

    4.     Në përfundim të procesit të vlerësimit, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht çdo kandidat në mënyrë elektronike dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të AKT-së (www.akt.gov.al).

    Facebook
    LinkedIn
    Email
    X