NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:

I.  KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

A.  Kushtet e Përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:

  1. Të ketë shtetësinë shqiptare;
  2. Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;
  4. Të jetë i aftë për punë;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  7. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;
  8. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.

B.  Kërkesat e Posaçme

Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat ekonomike;
  2. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe;
  3. Të jetë njohës i mirë i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze (niveli B2 ose më lart);
  4. Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;
  5. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike.

II.  PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE

Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit kryen detyrat dhe mban përgjegjësitë e mëposhtme:

  1. Zbaton strategjinë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe planin e veprimit, me qëllim ngritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit turistik të vendit;
  2. Propozon dhe organizon pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe kombëtare, “Fam Trip” dhe “Press Trip”, workshop-e dhe konferenca, si dhe forma të tjera promovimi të destinacioneve turistike shqiptare;
  3. Realizon aktivitetet promocionale sipas rregullores së institucionit dhe propozon materiale me karakter promocional, informues dhe statistikor në përputhje me nevojat dhe tendencat e tregut turistik;
  4. Mbikëqyr dhe siguron mbulimin në kohë të hapësirave promovuese në mediat elektronike dhe të shkruara; mbikëqyr prodhimin e spoteve dhe reklamave të reja promocionale;
  5. Drejton dhe zbaton strategjinë e marketingut dixhital me qëllim rritjen e numrit të turistëve nëpërmjet promovimit të destinacioneve dhe produkteve turistike;
  6. Bashkëpunon me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor, operatorët turistikë, përfaqësite diplomatike shqiptare jashtë vendit dhe organizata vendase e të huaja, me qëllim promovimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve;
  7.  Menaxhon dhe përditëson aktivitetin e promovimit online nëpërmjet portalit zyrtar, rrjeteve sociale dhe kanaleve dixhitale;
  8. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, brenda fushës së përgjegjësive të AKT-së.

III.  DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;
  2. Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njëhsimi nga Ministria e Arsimit;
  3. Listë notash e noterizuar;
  4. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.

 Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.

IV.  MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 07/04/2026, ora 10:00, me objekt:

“Aplikim për pozicionin e punës: Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit”

*Fillimisht ky pozicion ju ofrohet punonjësve të brendshëm. Në rast se nuk plotësohet prej tyre, AKT mund të pranojë kandidatura nga jashtë institucionit.

V.  PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES

  1. Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.
  2. Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.
  3. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
  4. Në përfundim të procesit të vlerësimit, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht çdo kandidat në mënyrë elektronike dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të AKT-së (www.akt.gov.al).
Facebook
LinkedIn
Email
X