Rruga Tregtare

Rruga Tregtare, e njohur sot si Bulevardi Epidamn, është një nga atraksionet historike dhe arkitekturore më të veçanta të qytetit të Durrësit. Ajo u ndërtua pas tërmetit të vitit 1926, duke shënuar fillimin e një plani modern urban sipas parimeve evropiane, që transformoi qytetin dhe e bëri atë një qendër dinamike bregdetare. Bulevardi shtrihet rreth 300 metra nga porti drejt Sheshit Liria dhe Amfiteatrit Romak, dhe është karakterizuar nga ndërtesa dy – tre katëshe me dekor arkitektonik të viteve ’30–’40, ku katet e para shërbenin për dyqane e tregti, ndërsa katet e sipërme për banim, gjë që i dha emrin e tij historik.

Sot bulevardit sjell një miks magjepsës të së kaluarës dhe të tashmes: trotuare të zbukuruara me palma, kafene, dyqane tradicionale, hotele dhe restorante, që e bëjnë atë një pikë të gjallë takimi për vizitorët dhe vendasit. Një shëtitje përgjatë Bulevardit Epidamn është si një udhëtim përmes kohës në zemër të Durrësit, ku ndërtesat historike dhe hapësirat e gjalla në pedonale krijojnë një atmosferë perfekte për fotografi unike, relaks dhe zbulim kulturor.

Facebook
LinkedIn
Email
X