Parku i Qytetit Rrogozhinë ndodhet në qendër të qytetit dhe ka një sipërfaqe rreth 17.000 m². Ai është i mbjellë me bar natyral dhe ka një shumëllojshmëri pemësh dhe shkurresh. Brenda parkut ndodhen fusha sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, si edhe një kënd lojërash për fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Parku përfshin gjithashtu rrugica të përshtatshme për shëtitje dhe vrapim, si dhe njësi shërbimi ku ofrohen kafe dhe pije freskuese. Parku i Qytetit Rrogozhinë është një ambient çlodhës dhe relaksues për fëmijë, të rritur dhe familje, ideal për të kaluar momente të bukura.