Pylli i Bedenit shtrihet në perëndim të fshatit me të njëjtin emër, në territorin e Bashkisë Rrogozhinë. Ai përbëhet nga një larmi drurësh, kryesisht halorë. Zona është e pasur edhe me lloje të shumta lulesh dhe shkurresh, duke e bërë pyllin veçanërisht tërheqës për dashamirësit e natyrës dhe florës.
Një nga veçoritë kryesore të Pyllit të Bedenit është gjelbërimi i përhershëm gjatë gjithë vitit. Sa i përket faunës, në këtë zonë jetojnë specie të ndryshme si dhelpra, çakalli, lepuri i egër, nuselala, si edhe disa lloje shpendësh.Pylli përbën një zonë me vlera të mbrojtura natyrore.