Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë procedurën me objekt “Prodhimi dhe transmetimi i videove promovuese (Spote) me temë ‘Shqipëria Turistike në katër stinë”.
Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore” dhe VKM-së Nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën me objekt “Prodhimi dhe transmetimi i videove promovuese (Spote) me temë ‘Shqipëria Turistike në katër stinë”.
OBJEKTI
“Prodhimi dhe transmetimi i videove promovuese (Spote) me temë ‘Shqipëria Turistike në katër stinë”.
Periudha e realizimit: 30 (tridhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
Fondi limit i përcaktuar: fondi limit i procedurës është në vlerën 9 375 000 (nëntë milion e treqind e shtatë dhjetë e pesë mijë) lekë pa TVSH.
Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 06/11/2023, ora 13:00
Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara dates 06/11/2023, ora 13:00. Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura. Oferta Ekonomike (cmimit të ofruar nga Operatori Ekonomik për këtë shërbim), duhet të futet detyrimisht në një zarf më vete, të mbyllur dhe jo të jetë pjesë e dokumentave të tjera të procedurës (dokumentacionit ligjor dhe vërtetimeve për përmbushjen e kritereve teknike). Zarfi i ofertës ekonomike, të futet brenda zarfit të dokumentave të tjera të procedurës.
Dokumentacioni i mësipërm, të paraqitet pranë Autoritetit tonë kontraktor, me të dhënat si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet me shkrim dore me shkronja kapitale dhe të qarta:
- “Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “Prodhimi dhe transmetimi i videove promovuese (Spote) me temë ‘Shqipëria Turistike në katër stinë”.
- Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara dates 06/11/2023, ora 13:00.
Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar (Data 06.11.2023, Ora 13:00) dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip
- SPECIFIKIMET TKENIKE
Qëllimi i Shërbimit:
Qëllimi i këtij shërbimi është promovimi i Shqipërisë Turistike në katër stinë.
Videot promovuese duhet të përmbajnë në fokus promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik gjithëvjetor, me të gjitha ngjyrat, natyrën, historinë dhe aktivitetet që zhvillohen në të katër stinët e vitit.
Spoti duhet të realizohet në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jenë të përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.
- Prodhimin e 4 (katër) videove promovuese të cilat duhet të jetë në format transmetimi për publikun e gjerë (YouTube dhe Platforma Digjitale)
Spotet e prodhuara duhet të nxjerrin në pah Shqipërinë Turistike si një destinacion që ofron diversitet gjatë gjithë vitit dhe duhet të kenë këto karakteristika:
- Agroturizmat, bujtinat, kulinarinë shqiptare.
- Sitet arkeologjike, atraksionet kulturore dhe monumentet.
- Natyra, thesaret e fshehura shqiptare dhe destinacionet turistike malore.
- Të kenë kombinim të peizazheve natyrore, monumenteve kulturore e historike, aktiviteteve tradicionale/festive sipas stinëve kur ato ndodhin.
Audio/narracion shoqërues;
Kohëzgjatja: jo më pak se 30 sekonda.
Pamjet që do të regjistrohen gjatë periudhës së xhirimeve duhet të jenë ekskluzive.
Operatori duhet të marrë përsipër:
- Ideimin dhe krijimin e spoteve;
- Regjistrim profesional zëri në format WAV;
- Regjistrim video në slowmotion (100 – 120 frame)
- Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio;
- Rezolucioni i materialit për transmetim televiziv 3840 x 2160;
- Rezolucioni i materialit për formatet e mediave sociale 1080 x 1350;
- Formati regjistrimit video 4K 3840 x2160
- Regjistrim video nga ajri 4K 3840 – 2160 me kamera dron
- Regjistrim me kamera nën – ujore në formatin 4K
- Dorëzimin e spoteve në 3 DVD (ose USB), në format origjinal të pakonvertuar.
- Formati i shkrepjes/kualiteti: Full HD
- Materialet e përshtatura për transmetim duhet të dorëzohen në format VIDEO HD, Format MP4 kopje në DVD/USB.
- Efektet audio dhe efektet muzikore në përmbajtje të materialit përfundimtar duhet të jenë të trajtuar posaçërisht për Spotet dhe të zotërojnë të gjitha të drejtat e rezervuara të përdorimit të pakufizuar si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kohor.
- OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e Spoteve, transportin, stafin, lejet e xhirimit në secilën prej pikave të xhirimit.
Publikime në Platforma Digjitale dhe Mbulim Mediatik
Spotet e sipërcituara pasi të jetë realizuar duhet të transmetohen dhe shpërndahen në jo më pak se 6 (gjashtë) rrjete sociale. Ofertuesi duhet të planifikojë transmetimin dhe shpërndarjen e tyre të paktën 2 herë në muaj në rrjete sociale përgjatë 1 viti, transmetimi në 4 kanale televizive përgjatë 1 viti.
Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit “Prodhimi dhe transmetimi i videove promovuese (Spote) me temë “Shqipëria Turistike në katër stinë”.
Spotet duhet të përmbajnë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar dhe website zyrtar të turizmit Albania.al.
II.KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçëm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
dh) nuk ka pagesa të pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
g) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.
Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
Kapaciteti teknik:
Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë kopje të certifikuar të bilancit për periudhën e viteve 2021 dhe 2022, të deklaruara pranë autoriteteve përkatëse tatimore.
Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 40% të fondit limit që prokurohet.
Kjo do të vërtetohet me dokumentet e mëposhtme:
- Për kontrata me një ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
- Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
- Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar transmetimin e spoteve.
Personeli Kryesor
Operatori Ekonomik duhet të disponojë personelin kryesor të nevojshëm për të zbatuar objektin e procedurës, e konkretisht:
- 1 (një) Regjizor
- 1 (një) Skenarist
- 1 (një) Operator
- 1 (një) Montazhier
- 1 (një) Grafist
- Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.
Për këtë pikë, operatori ekonomik, duhet të vërtetoj që personat e mësipërm janë të siguruar në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të operatorit ekonomik si punonjës të tij, ose ka lidhur me ta një kontratë shërbimi/bashkëpunimi. Në cdo rast, Operatori Ekonomik duhet të dorëzojë CV-të e personave sipas kategorive të përcaktuara më sipër.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.
Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.
III. KRITERET E VLERËSIMIT
- dokumentacioni ligjor i paraqitur
- eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
- çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias
Vlerësohet me 30 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur
Vlerësohet me 20 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
Vlerësohet me 50 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.
Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.
Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në proçesin e hapjes se ofertave , perfaqësuesit apo personat me autorizim.
Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.
Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
Kjo ftesë për negociata do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën: www.akt.gov.al
- FONDI LIMIT
Fondi limit për realizimin e kësaj procedure është në vlerën 9 375 000 (nëntë milion e treqind e shtatë dhjetë e pesë mijë) lekë pa TVSH.
Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.
Shtojca 1.
FORMULARI I OFERTËS |
Data:
Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit/Entit Kontraktor] Emri i ofertuesit dhe NIPT-i: [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in] |
Përshkrim i shkurtër i kontratës:
- Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
- Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
Monedha: ____________
Në rast të mospërputhjes midis çmimit për njësi dhe totalit, këto do të rregullohen në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë. Çmimet dhe monedhat të jenë në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë. Të gjithë artikujt në Formularin e Shërbimeve dhe grafikut të ekzekutimit duhet të hidhen dhe tu vendoset çmimi i ofruar në Listën përkatëse të Çmimeve për shërbimet. Shërbimet pa çmim do të konsiderohen si shërbime të paofruara dhe do të çojnë në refuzimin e ofertës. |
Lista e Çmimeve të shërbimeve
1 | 2 | 3 | 4 | 6 | ||
Artikulli | Përshkrimi i shërbimit | Sasia | çmimi për njësi | Çmimi total
për sherbim (3 x 4X) |
||
1. | ||||||
2. | ||||||
3. | ||||||
4 | ||||||
Çmimi total (shërbimet) | _____________ | |||||
Çmimi Neto pa TVSH | ||||||
TVSH (%) | ||||||
Çmimi total me TVSH: | ||||||
Emri i përfaqësuesit të ofertuesit | ||||||
Nënshkrimi | ||||||
Vula | ||||||
Datë _________________ | ||||||