Agjencia Kombëtare e Turizmit, me synim promovimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e saj në Panairin e Tiranës, i bën thirrje çdo operatori ekonomik të specializuar, me qëllim ofrimin prej tij të “Shërbimit për organizim panairi me pjesëmarrje të AKT-së me stendë në panairin ndërkombëtar të Tiranës”.
Në mbështetje të Neneve 100 – 103 të Ligjit Nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar”, Neni 5, Paragrafi 2 dhe Shëbimit me Kod 79956000-0 të Shtojcës Nr.2 të VKM-së Nr.768 datë 15.12.2021 “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në proçedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre”, VKM-së Nr.285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, Ligjit nr.93/2015 “Për Turizmin”, dhe VKM-së nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit, synon lidhjen e kontratës publike me specifikimet e mëposhtme:
I. PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Objekti: “Shërbim për organizim panairi me pjesëmarrje të AKT-së me stendë në panairin ndërkombëtar të Tiranës „
Periudha e Ofrimit të Shërbimit: 5 ditë kalendarike nga dita e lidhjes së kontratës.
Fondi Limit: 980,000 (nëntë qind e tetëdhjetë mijë) lekë, pa TVSH.
Afati Perfundimtar për Paraqitjen e Ofertave: 30.11.2023, Ora 10:00.
Konfirmimet për Vazhdimin e Negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: “Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara Datës 30.11.2023, Ora 10:00.” Në rast të kundërt ato do të
refuzohen dhe do të kthehen të pa hapura. Oferta ekonomike, duhet të futet në një zarf më vete nga zarfi që do të përmbajë dokumentacionin ligjor dhe vërtetimet e përmbushjes së specifikimeve teknike të shërbimit. Në pjesën e jashtme të zarfit të ofertës ekonomike, duhet të shënohet me shkrim dore me shkronja kapitale “Oferta Ekonomike e Shoqërisë “__________________ ” . Zarfi i ofertës ekonomike duhet të jetë i mbyllur, të mos ketë shenja grisje apo dëmtime sidomos tek pjesa e mbylljes së tij dhe të futet brenda zarfit të dokumentacionit ligjor dhe vërtetimeve të permbushjes së specifikimeve teknike të operatorit.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet “ Shërbim për organizim panairi me pjesëmarrje të AKT-së me stendë në panairin ndërkombëtar të Tiranës“
Gjuha për Hartimin e Ofertave: Shqip
II. SPECIFIKIMET TEKNIKE TË SHËRBIMIT:
Panairi do të ofrojë një platformë komunikimi biznesi për aktorët më të rëndësishëm vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë të sektorit të turizmit. Ky panair ka për qëllim të prezantoj tendencat më të reja të zhvillimit të turizmit dhe bizneset do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe konsultojnë strategjine e tyre afatgjate në fushën e turizmit. Turizmi po shtrihet në të gjithë vitin dhe sidomos në rajonin tone ku udhëtohet gjatë gjithë vitit.
Agjencia Kombetare e Turizmit do të marrë pjesë në Panairin Nderkombëtar të Tiranës, edicioni i 29-të me një stendë prej 40 metra katrorë.
Ndërtimi i stendës
Realizimi i stendës do të kryhet sipas projektit të realizuar nga AKT dhe ekspertët e kontraktuar për këtë shërbim.
– Ndërtimi i stendës me struktura layer, truss në një total prej 40m2 me 7 bazamente dhe dy kënde.
– Ndricim i stendës me 15 barra led, 15 fresnel.
– Tuba led Madrix të cilat do të përdoren në dy hapsira të kompozuara 3×2 m secila. Sasia e tyre duhet të jetë 40 të tilla.
– Sistem fonie dhe mikrofon si dhe pc për vendosje muzike.
– Led wall, 1 copë në përmasat 2×3 dhe 1 në përmasat 4×3 m.
– Modul ishull djathtas në përmasat 150x90x71 cm ngjyrë gri
– Modul ishull majtas në përmasat 150x90x71 cm ngjyrë gri
– Modul tek 2 copë në përmasat 73x90x71 cm ngjyrë jeshile ose mustardë
– Info point me ballore të printuar.
– Kolonata në përmasa 3×40 cm të veshura me print ngjyrë mustardë.
– Pupa ulëse 4 copë në ngjyrë gri, të kuqe, mustardë dhe bojëqielli.
– Baner print me dizajn t2 copë në përmasa 3×2 (të miratuar nga AKT)
– Print në plex dhe strukture mbajtëse e cila do të shërbeji si portë hyrëse e stendës në përmasat 2 kolonata, 50cm x3 te cilat do të lidhen mes njëra tjetrës përmes një traverse me përmasa 3m x 50 cm.
– Tavolinë xhami të temperuar në përmasat 2 m x 120 cm.
– Karrige xhami ose plex (nuance xhami) 10 copë.
– Moket në përmasa 50 m2, në ngjyrë gri/mustardë/ dizajn qilimi (Ky element do të dakordësohet nga AKT me operatorin).
III. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
a) Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin ose sipas legjislacionit tё posaçёm, nё rastin e një organizate jofitimprurëse, të ketë të përfshirë në fushën e veprimtarisë “organizim eventesh në fushën e turizmit”, dhe të ketë status aktiv të aktivitetit;
b) Operatori ekonomik nuk duhet të jetë dënuar për asnjë nga veprat penale, të parashikuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
c) Personi/at në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose qё ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, nuk ёshtё ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për asnjë nga veprat penale, të përcaktuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
d) Operatori ekonomik nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale;
e) Operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi;
f) Operatori ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 76, të LPP-së, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të Pikës 2 të Nenit 76 të Ligjit “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.
g) Operatori ekonomik nuk ndodhet në kushtet e konfliktit te interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
h) Operatori ekonomik ka paraqitur ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
i) Operatori ekonomik përmbush specifikimet teknike, sipas kërkesave të përcaktuara nga autoriteti/enti kontraktor;
a) Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik duhet te provojë që vlera e xhiros vjetore të vitit të fundit, është të paktën sa 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës publike. Për këtë, duhet të dorëzojë kopje të deklaratës së xhiros vjetore për vitin e fundit.
b) Autoriteti/enti kontraktor si dëshmi për përvoja të mëparshme kërkon nga operatori vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura e fiskalizuar, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
c) Agjensia e cila do të realizojë shërbimin duhe të ketë të paktën 1 kontratë për realizim eventesh kulturore apo në fushën e turizmit me partnerë ndërkombëtarë.
d) Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të realizuar të gjitha shërbimet sa më sipër.
e) Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.
Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet “Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “ “Shërbim për organizim panairi me pjesëmarrje të AKT-së me stendë në panairin ndërkombëtar të Tiranës „
Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas parashikimeve të Ligjit “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.
Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përmes një përfaqësuesi. Përfaqësuesi i Operatorit në procesin e hapjes së ofertave, duhet të jenë pajisur me një dokument të vlefshëm përfaqësimi. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vlerëson vlefshmërinë e dokumentit të përfaqësimit dhe mban një kopje origjinale të tij. Hapja e Ofertave do të bëhet më datë 30.11.2023, Ora 10:00.
Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.
Dokumentacioni i cituar më lart duhet të jetë i mbyllur në zarf, i vulosur dhe të dorëzohet nga përfaqësuesit e operatoreve ekonomik pjesemarres, zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.
Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar (Data 30.11.2023, Ora 10:00) dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
IV. KRITERET E VLERËSIMIT
a) Dokumentacioni ligjor i paraqitur
b) Eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
c) Cmimi më i ulët, i ofruar nga operatori ekonomik
Vlerësohet me 20 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur
Vlerësohet me 40 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
Vlerësohet me 40 pikë çmimi i ofruar nga operatori ekonomik
Kriteret e vlerësimit për shpalljen e kontratës fituese janë vendosur në raport çmim-cilësi dhe janë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, për shërbimet që do të ofrohen në zbatim të asaj kontrate në çdo drejtim, duke përcaktuar shkallën e rëndësisë relative që i jep çdo kriteri të zgjedhur për të përcaktuar ofertën ekonomikisht më të favorshme.
Vendosja e këtyre kritereve garanton mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqëron specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese.
V. FONDI LIMIT
Fondi Limit për këtë shërbim është në vlerën e 980,000 (nëntë qind e tetëdhjetë mijë) lekë, pa TVSH
Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.
Shtojca 1.
FORMULARI I OFERTËS |
Data:
Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit/Entit Kontraktor] Emri i ofertuesit dhe NIPT-i: [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in] |
Përshkrim i shkurtër i kontratës:
- Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
- Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
Monedha: ____________
Në rast të mospërputhjes midis çmimit për njësi dhe totalit, këto do të rregullohen në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë. Çmimet dhe monedhat të jenë në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë. Të gjithë artikujt në Formularin e Shërbimeve dhe grafikut të ekzekutimit duhet të hidhen dhe tu vendoset çmimi i ofruar në Listën përkatëse të Çmimeve për shërbimet. Shërbimet pa çmim do të konsiderohen si shërbime të paofruara dhe do të çojnë në refuzimin e ofertës. |
Lista e Çmimeve të shërbimeve
1 | 2 | 3 | 4 | 6 | ||
Artikulli | Përshkrimi i shërbimit | Sasia | çmimi për njësi | Çmimi total
për sherbim (3 x 4X) |
||
1. | ||||||
2. | ||||||
3. | ||||||
4 | ||||||
Çmimi total (shërbimet) | _____________ | |||||
Çmimi Neto pa TVSH | ||||||
TVSH (%) | ||||||
Çmimi total me TVSH: | ||||||
Emri i përfaqësuesit të ofertuesit | ||||||
Nënshkrimi | ||||||
Vula | ||||||
Datë _________________ | ||||||