FTESË PËR NEGOCIATЁ PËR: AGJENCITË E SPECIALIZUARA/ORGANET E MEDIAVE VIZIVE PËR PRODHIMIN DHE TRANSMETIMIN E VIDEOVE PROMOVUESE (SPOTE) ME TEMË “ZBULO SHQIPËRINË TURISTIKE PËRMES APLIKACIONIT TEA”.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë procedurën me objekt: PRODHIMIN DHE TRANSMETIMIN E VIDEOVE PROMOVUESE (SPOTE) ME TEMË “ZBULO SHQIPËRINË TURISTIKE PËRMES APLIKACIONIT TEA”

Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore” dhe VKM-së Nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën me objekt “Prodhimin dhe transmetimin e videove promovuese (SPOTE) me temë “Zbulo Shqipërinë turistike përmes aplikacionit TEA”.

OBJEKTI

“Prodhimin dhe transmetimin e videove promovuese (SPOTE) me temë “Zbulo Shqipërinë turistike përmes aplikacionit TEA”

Periudha e realizimit të videove (SPOTEVE): 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

Fondi limit i përcaktuar: fondi limit i procedurës është në vlerën 9,950,320 (nëntë milion e nëntëqind e pesë dhjetë mijë e tre qind e njëzet) lekë pa Tvsh

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga agjencitë e specializuara është më datë 20/07/2023, ora 13:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 20/07/2023, ora 13:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit tonë kontraktor:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “Prodhimin dhe transmetimin e videove promovuese (SPOTE) me temë “Zbulo Shqipërinë turistike përmes aplikacionit TEA”.

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

I.TERMAT E REFERENCËS:

Qëllimi

Promovimi i Shqipërisë turistike përmes aplikacionit TEA. Promovimi i aplikacionit TEA do të ndihmojë në informimin e turistëve për njohjen e kalendarit dhe vendndodhjeve të eventeve.      

Videot promovuese duhet të përmbajnë në fokus zbulimin e Shqipërisë turistike nëpërmjet destinacioneve, eventeve kulturore, sportive, eventeve për grup mosha të ndryshme dhe siteve të trashigimisë kulturore, të cilat përcillen përmes përdorimit të Aplikacionit TEA.

Spotet duhet të realizohet në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jenë të përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.

Shërbimet që kërkohen të realizohen:

  1. Prodhimin e katër videove promovuese të cila duhet të jetë në format transmetimi për publikun e gjërë (TV, YouTube dhe Media Sociale)
  2. Transmetime në Media Sociale dhe mbulim mediatik.
  3. Spotet duhet të promovojnë:
  • Destionacionet turistike kulturore
  • Destinacionet sportive turistike
  • Destinacionet e turizmit të traditës
  • Të kenë kombimin midis atraksioneve natyrore dhe eventeve kuturore.

4 Audio/narracion shoqërues;

5 Kohëzgjatja: 30 – 60 sekonda

Operatori duhet të marrë përsipër:

    1. Ideimin dhe krijimin e spotit;
    2. Regjistrim professional zëri në format WAV;
    3. Regjistrim video në slowmotion (100 – 120 frame)
    4. Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio;
    5. Rezolucioni i materialit për transmetim televiziv 3840 x 2160;
    6. Rezolucioni i materialit për formatet e mediave sociale 1080 x 1350;
    7. Formati  regjistrimit video 4K 3840 x2160
    8. Regjistrim video nga ajri 4K 3840 – 2160 me kamera dron
    9. Regjistrim me kamera nën – ujore në formatin 4K
    10. Dorëzimin e spotit në 3 DVD (ose USB), në format origjinal të pakonvertuar.

Operatori ekonomik do të sigurojë:

Transmetim në rrjetet sociale përmes postimeve të 4 spoteve promovuese me temë: “Zbulo Shqipërinë turistike përmes aplikacionit TEA” dhe mbulim mediatik deri më 30 Nëntor 2023.

Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit Prodhimin dhe transmetimin e videove promovuese (SPOTE) me temë “Zbulo Shqipërinë turistike përmes aplikacionit TEA”.

Spotet duhet të përmbajnë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar dhe website zyrtar të turizmit Albania.al.

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e spoteve dhe publikimin e tyre për publikun e gjëre.

Kapaciteti Teknik:

Formati i shkrepjes/kualiteti: Full HD

Periudha e realizimit të spoteve: 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

Pamjet që do të regjistrohen gjatë periudhës së xhirimeve duhet të jenë ekskluzive.

Materialet e përshtatura për transmetim duhet të dorëzohen në format VIDEO HD, Format MP4 kopje në DVD/USB.

Spotet e sipërcituara pasi të jetë realizuar duhet të transmetohet dhe shpërndahet në jo më pak se 6 (gjashtë) rrjete sociale. Ofertuesi duhet të planifikojë transmetimin dhe shpërndarjen e tyre të paktën 1 (një) herë në 5 ditë në rrjetet sociale dhe mbulimin mediatik, deri më 30 Nëntor 2023.

Efektet audio dhe efektet muzikore në përmbajtje të materialit përfundimtar duhet të jenë të trajtuar posaçërisht për Spotet dhe të zotërojnë të gjitha të drejtat e rezervuara të përdorimit të pakufizuar si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kohor.

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e Spoteve, transportin, stafin, lejet e xhirimit në secilën prej pikave të xhirimit.

Materialet e spoteve duhet të dorëzohen në Formatin HD.

II.INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE LIDHUR ME OPERATORIN EKONOMIK

KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

Ofertuesi duhet të deklarojë se:

a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçëm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
dh) nuk ka pagesa të pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
g) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.

Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

Kapaciteti teknik:

Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë kopje të certifikuar të bilancit për periudhën e viteve 2021 dhe 2022, të deklaruara pranë autoriteteve përkatëse tatimore.

Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 40% të fondit limit që prokurohet.

Kjo do të vërtetohet me dokumentet e mëposhtme:

  • Për kontrata me një ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
  • Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar transmetimin e spoteve.

  • Personeli KryesorOperatori Ekonomik duhet të disponojë personelin kryesor të nevojshëm për të zbatuar objektin e procedurës, dhe të paraqesë kontratat e shërbimit/bashkëpunimit ose kontratat individuale të punës, CV-të e tyre sipas kategorive të përcaktuara më poshtë:
    • 1 (një) Regjizor
    • 1 (një) Skenarist
    • 1 (një) Operator
    • 1 (një) Montazhier
    • 1 (një) Grafist
    • Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.

     

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.

III. KRITERET E VLERËSIMIT

  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  • çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 30 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 20 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 50 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Kjo ftesë për negociata do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën: www.akt.gov.al

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

 

Shtojca 1.

FORMULARI I OFERTËS

Data:

Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit/Entit Kontraktor]

Emri i ofertuesit dhe NIPT-i: [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in]

Përshkrim i shkurtër i kontratës:

 

  • Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
  • Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
Monedha: ____________

 

Në rast të mospërputhjes midis çmimit për njësi dhe totalit, këto do të rregullohen në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë.

Çmimet dhe monedhat të jenë në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë.

Të gjithë artikujt në Formularin e Shërbimeve dhe grafikut të ekzekutimit duhet të hidhen dhe tu vendoset çmimi i ofruar në Listën përkatëse të Çmimeve për shërbimet. Shërbimet pa çmim do të konsiderohen si shërbime të paofruara dhe do të çojnë në refuzimin e ofertës.

Lista e Çmimeve të shërbimeve

1 2 3 4 6  
Artikulli Përshkrimi i shërbimit Sasia çmimi për njësi Çmimi total

për sherbim (3 x 4X)

 
1.
2.
3.
4
  Çmimi total (shërbimet) _____________
Çmimi Neto pa TVSH
TVSH (%)
Çmimi total me TVSH:
Emri i përfaqësuesit të ofertuesit
Nënshkrimi
Vula
Datë _________________
Shpërndaje në: