PËR: AGJENCITË E SPECIALIZUARA/ORGANET E MEDIAVE VIZIVE
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë procedurën me objekt “Prodhim dhe transmetim i 4 (katër) videove promovuese (Spote) me temë “Shqipëria Përtej Detit”
Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore” dhe VKM-së Nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën me objekt “Prodhimi dhe transmetimi i 4 (katër) videove promovuese (Spote) me temë “Shqipëria Përtej Detit”
OBJEKTI
“Prodhimi dhe transmetimi i 4 (katër) videove promovuese (Spote) me temë “Shqipëria Përtej Detit”
Periudha e realizimit: 30 (tridhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
Fondi limit i përcaktuar: fondi limit i procedurës është në vlerën 9,482,555.67 (nëntë milion e katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.
Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 15/04/2026, ora 13:00
Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 15/04/2026, ora 13:00
Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura. Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit tonë kontraktor:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.albania.al
Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “Prodhimi dhe transmetimi i 4 (katër) videove promovuese (Spote) me temë “Shqipëria Përtej Detit”.
Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip
I.TERMAT E REFERENCËS:
Qëllimi: Promovimi i Shqipërisë Turistike “Shqipëria Përtej Detit”
Videot promovuese duhet të përmbajnë në fokus promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik gjithëvjetor, me të gjitha ngjyrat, natyrën, historinë dhe aktivitetet që zhvillohen në të përtej detit.
Spotet duhet të realizohen në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jenë të përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.
Shërbimet që kërkohen të realizohen:
Prodhimin e 4 (katër) videove promovuese të cilat duhet të jenë në format transmetimi për publikun e gjerë (YouTube,Platforma Digjitale, Emision televiziv).
Publikime në Platforma Digjitale, Emision televiziv.
Spotet duhet të promovojnë:
1. Zonat që përshkohen nga lumi Vjosa: Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Selenicë dhe Vlorë.
2. Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në veri të Shqipërisë, konkretisht me pamje nga Puka, Fushë- Arrëzi, Tropoja (Valbona), Theth dhe Vermosh.
3. Site të trashëgimisë kulturore dhe historike në zonën jugore të Shqipërisë: Butrint në Sarandë, Kalaja e Porto Palermos në Himarë, Kalaja e Gjirokastrës dhe qyteti i vjetër, Parku Arkeologjik Antigonesë, Teatri Antik i Adrianopolit, Sarajet e Ali Bej Këlcyrës, Kalaja e Tepelenës, Ujësjellësi i Ali Pashës në Bënçë, Kalaja e Lëkurësit, Apollonia ne Fier, Parku Arkeologjik i Bylisit në Mallakastër, Parku Arkeologjik i Finiqit dhe pamje nga lart e pjesës historike te Beratit.
4.Agroturizma dhe bujtina në juglindje, të cilët bëjnë bashkë natyrën, kulinarinë dhe mikëpritjen shqiptare, si elementë të rëndësishëm autentikë të Shqipërisë: Vila Melko Boboshtice, Ferma e Kuajve në Korçë, si dhe pasqyrim i kishave të Voskopojës dhe gatimi i lakrorit në Voskopojë, etj.
Operatori duhet të marrë përsipër:
- Ideimin dhe krijimin e spoteve;
- Audio Level -9;
- Regjistrim video në slowmotion (100 – 120 frame)
- Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio, ku muzika duhet të jetë e liçensuar;
- Rezolucioni i materialit për transmetim televiziv 4K MP4;
- Rezolucioni i materialit për formatet e mediave sociale 1080 x 1350;
- Formati regjistrimit video 4K 3840 x2160
- Regjistrim video nga ajri 4K 3840 – 2160 me kamera dron
- Regjistrim me kamera nën – ujore në formatin 4K
- Dorëzimin e spoteve në 3 USB ose HDD, në format origjinal të pakonvertuar.
- Audio/narracion shoqërues;
- Kohëzgjatja: jo më pak se 30 sekonda;
- Spotet duhet të jenë në dy gjuhë shqip dhe anglisht.
Operatori ekonomik do të sigurojë gjithashtu:
Transmetim për mes postimeve në platformat digjitale (META), Youtube, rrjete sociale dhe emision televiziv të 4 spoteve promovuese me temë: “Shqipëria Përtej Detit” përgjatë 3 muajve.
Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit “Prodhimi dhe transmetimi i videove promovuese (Spote) me temë “Shqipëria Përtej Detit”.
Spotet duhet të përmbajnë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar në shqip dhe anglisht dhe website zyrtar të turizmit www.albania.al
OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e spoteve dhe publikimin e tyre për publikun e gjerë.
Kapaciteti Teknik:
- Formati i shkrepjes/kualiteti: Full HD
- Periudha e realizimit: 30 (tridhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
- Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip
- Pamjet që do të regjistrohen gjatë periudhës së xhirimeve duhet të jenë ekskluzive.
- Materialet e përshtatura për transmetim duhet të dorëzohen në format VIDEO HD, Format MP4 kopje në HDD/USB.
-Spotet e sipërcituara pasi të jenë realizuar duhet të transmetohen dhe shpërndahen në jo më pak se 6 (gjashtë) rrjete sociale. Ofertuesi duhet të planifikojë transmetimin dhe shpërndarjen e tyre të paktën 8 herë në muaj në rrjete sociale përgjatë 3 muajve, transmetim në emision televiziv përgjatë 3 muajve.
-Subjekti deklaron dhe garanton Autoritetin Kontraktor se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, në lidhje me ideimin, pamjet apo efektet muzikore të spoteve. Çdo pretendim i ngritur nga ai vet apo palë të treta mbi të drejtat e autorit do të jetë përgjegjësi e “Subjektit ” dhe Autoriteti Kontraktor është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.
-Efektet audio dhe efektet muzikore në përmbajtje të materialit përfundimtar duhet të jenë të trajtuar posaçërisht për spotet dhe të zotërojnë të gjitha të drejtat e rezervuara të përdorimit të pakufizuar si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kohor.
-OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e Spoteve, transportin, stafin, lejet e xhirimit në secilën prej pikave të xhirimit.
-Materialet e spoteve duhet të dorëzohen në Formatin HD.
II. INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE LIDHUR ME OPERATORIN EKONOMIK
Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:
KRITERET E PËRGJITHSHME TË PËRZGJEDHJES/ KUALIFIKIMIT
Ofertuesi deklaron se:
a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, oseqë ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
d) nuk është shpallur fajtor për shkelje të rëndë profesionale, për sa kohë që nuk është parashkruar, sipas legjislacionit në fuqi;
dh) nuk ka pagesa pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
g) ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor, social dhe të punës;
gj) ka paraqitur një Ofertë të Pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
i) nuk ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë/kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi;
j) ka regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
k) zbaton detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për pagat bazë referuese për kategori profesioni për punonjësit e pajtuar në punë. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, i regjistruar në regjistrin tregtar shqiptar.
Këto kritere duhet të përmbushen me paraqitjen e Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit të operatorit ekonomikt në ditën e hapjes së Ofertës, sipas Shtojcës 10 të DST Procedure e hapur e Thjeshtuar-Shërbime
Në rast bashkimi të operatorëve ekonomikë, secili anëtar i grupit duhet të paraqesë Vetëdeklarimin e lartpërmendur.
Në rast se operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, Vetdeklarimi i lartpërmendur duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.
Ofertuesi duhet të paraqesë:
a) Formulari i ofertës ekonomike sipas shtojcës 1 të DST Procedurë e hapur e Thjeshtuar-Shërbime;
b) Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3 të DST Procedurë e hapur e Thjeshtuar-Shërbime;
c) Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas shtojcës 10 të DST Procedurë e hapur e Thjeshtuar-Shërbime.
III. Kapaciteti teknik:
-Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të ketë xhiro minimale vjetore të realizuar, për periudhën e 3 (tre) viteve të fundit financiare, (2023-2024-2025) jo më pak se 40% e fondit limit të kontratës që po prokurohet. Kjo kërkesë konsiderohet e përmbushur nëse operatori ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar.
-Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 20% të fondit limit që prokurohet.
Kjo do të vërtetohet me dokumentet e mëposhtme:
- Kur OE ka realizuar kontrata me një autoritet publik si dëshmi për përvojën e mëparshme, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës, ose/dhe faturave tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara
- Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara
-Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar transmetimin e spoteve.
-Personeli Kryesor
Operatori Ekonomik duhet të disponojë personelin kryesor të nevojshëm për të zbatuar objektin e procedurës, dhe të paraqesë kontratat e shërbimit/bashkëpunimit ose kontratat individuale të punës, CV-të e tyre sipas kategorive të përcaktuara më poshtë:
- 1 (një) Regjizor
- 1 (një) Operator
- 1 (një) Montazhier
- 1 (një) Grafist
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Negociatë.
Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.
IV. KRITERET E VLERËSIMIT
- dokumentacioni ligjor i paraqitur
- eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
- çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias
Vlerësohet me 20 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur
Vlerësohet me 30 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
Vlerësohet me 50 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.
Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.
Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.
Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.
Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
Kjo ftesë për negociatë do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën: www.albania.al
Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.
Shtojca 1
(Shtojcë për t’u paraqitur nga operatori ekonomik)
FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE
Data:
Numri i referencës së procedurës së prokurimit/lotit:
Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit Kontraktor]
Emri i ofertuesit dhe NIPT-i [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in]
Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:
a) Kemi konsultuar dhe nuk kemi asnjë rezervë për Dokumentet e Tenderit të procedurës me objekt:[shënoni objektin e procedurës së prokurimit të publikuar në SPE], përfshirë sqarimet dhe Shtojcat e nxjerra.
b) Ne [vendos emrin e Operatorit Ekonomik dhe numrin unik të identifikimit, dhe/ose anëtarët e BOE, nëse është rasti), nuk jemi në të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike dhe jemi në përputhje me kërkesat e kualifikimit dhe kërkesat specifike të kontratës siç specifikohet në njoftimin e kontratës [vendos objektin e procedurës së prokurimit/lotit].
c) Ne ofrojmë t’i furnizojmë Autoritetit Kontraktor [vendos emrin e Autoritetit Kontraktor], në përputhje me Dokumentet e Tenderit (shih më poshtë), Shërbimet për [vendosni CPV-në e procedurës/Lotit përkatës nga Njoftimi i Kontratës të publikuar në SPE] në përputhje me Ofertën Teknike, me çmimet e renditura në Listën e Çmimeve sipas elementëve përbërës të shërbimit dhe në përputhje me Termat dhe Kushtet e Kontratës, të cilat reflektohen në Dokumentet e Tenderit.
d) Oferta jonë është në përputhje me dokumentet e mëposhtme::
1. Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë;
2. Njoftimin e Kontrates;
3. Kriteret e Përzgjedhjes;
4. Specifikimet teknike, grafikun e realizimit, termat e referencës;
5. Kushtet e Përgjithshme të Kontratës;
6. Kushtet e Veçanta të Kontratës;
7. Lista e Çmimeve sipas elementëve përbërës të shërbimit.
e) Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
f) Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
| Emri i përfaqësuesit të ofertuesit | |
| Nënshkrimi | |
| Vula | |
| Datë _________________ |
Vlera e ofertës ekonomike nuk duhet të kalojë dy shifra pas presjes dhjetore