Fitur Madrid

Shqipëria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, i cili zhvillohet në datat 23-27 janar, një panair ky i rëndësishëm që ofron mundësi të mira kontaktimi me operatorë media dhe vizitorë potencial nga Spanja dhe Portugalia. Njëkohësisht është një pikë shumë e mirë kontakti edhe për tregje të largëta të Amerikës Latine, të cilat mund të rriten në të ardhmen. Ky panair është më i madhi që zhvillohet në gadishullin Iberik me rreth 10,190 kompani ekspozuese nga 165 vende/rajone, 140,120 pjesëmarrës tregtarë dhe 110,860 njerëz nga publiku i gjerë. Shqipëria prezantohet nëpërmjet Ministrisë së Turizmit dhe AKT me 8 operatorë turistike që operojnë në tregun Spanjoll. Gjatë ditës së parë ka pasur një interesim të lartë të publikut, mediave ku janë realizuar disa takime të rëndësishme. Panairi do të zgjasë deri me datë 27 janar.
Shpërndaje në: