Aktiviteti i fermës ka filluar në vitin 1992. Gjatë këtyre viteve, ferma ofron shërbime gjatë gjithë vitit, si në sezonin veror ashtu edhe në atë dimëror. Gjatë verës, ofrohen guida në Mali i Gjerë dhe në Gjirokastër, si edhe produkte ushqimore të prodhuara në fermë, 100% organike. Në sezonin dimëror, ofrohet ushqim i freskët, kryesisht produkte të qumështit dhe nënprodukte të tij, të cilat përfitojnë nga mbarështimi i 300 deleve.
Në këtë zonë gjenden shumë kisha të vjetra, të cilat janë pasuri e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Mbërritja në fermë realizohet me makinë dhe me kuaj. Përveç aktiviteteve të ndryshme në gatim dhe guidave turistike, ofrohet edhe kalërim me kuaj.