Agroturizëm Luadhi i Çelos

Luadhi i Çelos është një agroturizëm i vendosur në një kodër piktoreske mbi Liqenin e Pogradecit, me 260 hektarë të mbjellë me kultura, pemë dhe stallë kuajsh. Vizitorët mund të marrin pjesë në aktivitete bujqësore, të përshkojnë shtegun “Luadhi i Çelos” dhe të ndjekin procesin e përpunimit të produkteve të fermës.

Restoranti i fermës ofron një gastronomi të pasur me gatime tradicionale dhe produkte tipike të zonës, duke bërë këtë destinacion ideal për turistët që dëshirojnë të lidhen me kulturën dhe traditën bujqësore lokale.

Facebook
LinkedIn
Email
X