Agroturizmi Xhufka në Korçë është e vendosur rrëzë vargmalit të Moravës. Këtu turistë gjejnë qetësi mes ajrit të pastër dhe klimës të freskët. Zona është e njohur për ushqimin tradicional, përfshirë mishrat e prodhuar në fermë dhe gatime të shtëpisë, të përgatitura në mënyrë tradicionale, duke u dhënë mundësi vizitorëve të kenë përvoja autentike të jetës rurale dhe të shijojnë traditat, folklorin dhe gastronominë lokale.