Udhëtim Kulturor në site Arkeologjike të Shqipërisë

Në këtë tur 7-ditor, do të eksploroni vendet arkeologjike të Shqipërisë dhe do të mësoni më shumë rreth ndryshimeve arkeologjike dhe civilizimeve që Shqipëria ka kaluar, përfshirë rajonet e lashta të Ilirisë dhe Epirit, si dhe Rrugën Ignatia, e cila lidhte dy kryeqytetet perandorake, Romën dhe Konstantinopojën.

Rreth Aktivitetit

  • Numri Ditëve
    7

Itinerari

Dita 01

Dita 1: Tiranë

Mbërritja në Tiranë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Pas transferimit drejt qendrës së qytetit, programi i ditës vijon me një tur panoramik dhe kulturor në kryeqytet. Vizita përfshin Muzeun Historik Kombëtar, institucioni kryesor muzeor i vendit, i cili ofron një pasqyrë të plotë të historisë shqiptare nga periudhat parahistorike, antike dhe mesjetare deri në zhvillimet e shekujve të fundit, përmes pavijoneve tematike dhe koleksioneve arkeologjike, historike dhe etnografike.

Programi vazhdon me Muzeun Arkeologjik të Tiranës, i cili prezanton gjetje të rëndësishme nga qytetërimet ilire, greke dhe romake, duke ndihmuar vizitorët të kuptojnë më mirë zhvillimin e hershëm të territorit shqiptar. Gjatë ditës parashikohen gjithashtu shëtitje në zonat qendrore të qytetit, duke njohur nga afër arkitekturën, hapësirat publike dhe jetën urbane të Tiranës. Në përfundim, akomodim në hotel në Tiranë dhe kohë e lirë për të shijuar ofertën gastronomike dhe kulturore të kryeqytetit.

Dita 02

Dita 2: Tiranë – Krujë – Durrës

Kruja është një nga qytetet më të rëndësishme në historinë shqiptare i cili ofron një ambient historik dhe kulturor me pazarin e vjetër, rrënojat e kalasë, Muzeun e Skënderbeut të dedikuar heroit tonë kombëtar dhe Muzeun Etnografik të rindërtuar. Udhëtimi vazhdon drejt qytetit të Durrësit, një qytet port i rëndësishëm gjatë historisë. Atje do të vizitoni amfiteatrin romak  muzeun arkeologjik dhe Kullën Veneciane në shëtitoren Taulantia pranë Detit Adriatik

Dita 03

Dita 3: Durrës – Apolloni – Vlorë – Sarandë

Një vizitë te monumentet e Parkut Arkeologjik të Apollonisë në Fier dhe muzeu i saj i vendosur pranë manastirit ortodoks, që daton nga shekulli i 11-të, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të trashëgimisë kulturore. Udhëtimi vazhdon nga Vlora drejt Sarandës përgjatë rrugës bregdetare, duke ofruar një nga panoramat më të bukura të Shqipërisë dhe mrekullinë e Rivierës Shqiptare.

Dita 04

Dita 4: Sarandë – Butrint – Gjirokastër

Butrinti është i pari nga tre vendet e mbrojtura nga UNESCO në Shqipëri që përfshihen në këtë udhëtim. Parku Arkeologjik i Butrintit është një mikrokosmos i vërtetë i Mesdheut, pasi ofron një sërë zbulimesh dhe monumentesh nga shekulli i VII p.e.s deri në shekullin e XIX. Pas vizitës së të gjitha zbulimeve arkeologjike të Butrintit, udhëtimi juaj vazhdon drejt qytetit të Gjirokastrës, vendi i dytë shqiptar i mbrojtur nga UNESCO, i cili ofron një panoramë historike të bashkëjetesës së të kaluarës dhe të tashmes.

Dita 05

Dita 5: Gjirokastër

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, programi i ditës përfshin vizita në disa prej siteve më të rëndësishme arkeologjike të zonës. Ndalesa e parë është Parku Arkeologjik i Antigonesë, një qytet antik i themeluar në shekullin III p.e.s. nga Mbreti Pirro i Epirit, i cili i dha emrin në nder të bashkëshortes së tij, Antigonës. Ky sit ofron një pasqyrë të qartë të planifikimit urban helenistik dhe të rolit strategjik që ka pasur në këtë rajon.

Udhëtimi vijon drejt Adrianopolit, një qendër e rëndësishme urbane e periudhës romake, e themeluar nga Perandori Hadrian. Rrënojat e ruajtura dëshmojnë zhvillimin e qytetit si një nyje administrative dhe kulturore, duke pasuruar më tej njohjen me trashëgiminë arkeologjike të zonës së Dropullit. Vizitat në këto site plotësojnë përvojën kulturore të qëndrimit në një nga qytetet-muze më të rëndësishme të Shqipërisë.

Dita 06

Dita 6: Gjirokastër – Berat

Gjatë rrugës për në Berat, gjithashtu do të keni mundësinë të vizitoni vendin e lashtë të Bylis. Berati është një qytet i bukur që gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vizita  fillon me lagjet e famshme të Mangalemit, ku ndodhet Kalaja e Beratit, objektet kulturore karakteristike, Muzeu Ikonografik Onufri dhe muzeu etnografik. Gjithashtu në këtë tur cdo vizitor mund të vizitoj Urën e Goricës, shëtitoren dhe lumin Osum që kalon përmes qytetit.

Dita 07

Dita 7: Berat – Selcë – Lin – Tiranë

Nisja nga Berati drejt juglindjes së Shqipërisë, me ndalesë në Selcën e Poshtme, një zonë me vlera të rëndësishme historike dhe arkeologjike, e njohur për varret monumentale ilire të gdhendura në shkëmb. Ky sit përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të qytetërimit ilir dhe ofron mundësi për njohje nga afër me trashëgiminë e hershme kulturore të vendit.

Udhëtimi vijon drejt Linit, një nga fshatrat më piktoreskë të Shqipërisë, i vendosur në brigjet e Liqenit të Ohrit. Lini karakterizohet nga arkitektura tradicionale prej guri, rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe shtëpitë e ndërtuara në tarraca, që zbresin drejt liqenit. Gjatë qëndrimit, parashikohet kohë për shëtitje në qendrën e fshatit, njohje me traditat lokale dhe shijim të panoramës mbi liqen.

Në orët e pasdites, nisja drejt Tiranës. Mbërritje në kryeqytet dhe akomodim në hotel. Mbrëmja është e lirë për shëtitje dhe për të përjetuar atmosferën urbane dhe ofertën gastronomike të Tiranës.

Dita 08

Dita 8: Tiranë – Shkodër – Tiranë

Duke u kthyer në Tiranë, rekomandohet një ndalesë në veri, në Shkodër si një vend i pasur me tradita dhe kultur. Gjatë këtij udhëtimi 4-ditor, do të vizitoni Kalanë historike të Rozafës, e cila ngrihet mbi lumenjtë Drin dhe Buna si simbol i historisë dhe traditës së Shkodrës. Historia e trazuar 2400-vjeçare e Shkodrës është shumë interesante dhe ka shumë për të mësuar deri në ditët e sotme. Ndërkohë, panorama përreth është mahnitëse për çdo vizitor, si dhe Muzeu Marubi dhe lagjet e bukura dhe karakteristike të Shkodrës, qyteti i bashkëjetesës fetare dhe traditave të bukura.

Facebook
LinkedIn
Email
X