Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Jola Hysaj, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ermal Dredha, si dhe me z. Saimir Shala, Drejtor Menaxhues i Albanien Reisen, zhvilluan në Zyrih një takim me z. Martin Fehrlin, Drejtor Ekzekutiv i operatorëve turistikë zviceranë Vögele Reisen dhe Imbach Reisen.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për promovimin e Shqipërisë në tregun zviceran, zhvillimin e ofertave të reja turistike dhe forcimin e partneriteteve me operatorët zviceranë, si dhe organizimin e vizitave familjarizuese në Shqipëri për përfaqësues të industrisë së udhëtimeve.
Vögele Reisen dhe Imbach Reisen janë dy marka të specializuara të grupit zviceran Twerenbold Reisen Gruppe, që operojnë në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit.