SHËRBIM AKOMODIMI PËR NEVOJA PANAIRIT NDËRKOMBËTAR TË TURIZMIT WORLD TRAVEL MARKET (WTM) LONDËR DATË 3-5 NËNTOR 2026,PËR OPERATORËT EKONOMIK TË SPECIALIZUARA NË OFRIMIN E “SHËRBIMEVE HOTELERIE PËR TAKIME DHE KONFERENCA” ME KODIN 55120000-7,
Agjencia Kombëtare e Turizmit, në vijim të shkresës së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), me nr. 7724 prot, datë 13.07.2026, nëpërmjet së cilës është kërkuar bashkëpjesëmarrja e Agjencisë me MTKS-në në prezantimin e vendit tonë në panairin ndërkombëtar të turizmit “World Travel Market (WTM) London 2026”, i cili do të zhvillohet në datat 3-5 nëntor 2026, ka iniciuar procedurat për organizimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes së saj në këtë aktivitet ndërkombëtar.“World Travel Market (WTM) London” është një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare në industrinë e turizmit dhe udhëtimeve, duke përbërë një platformë strategjike për promovimin e destinacioneve turistike, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve turistike në tregjet ndërkombëtare, si dhe krijimin dhe zhvillimin e partneriteteve të reja të biznesit (B2B).
Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, pjesëmarrja në këtë panair ka rëndësi të veçantë për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në tregun britanik dhe në tregje të tjera me interes strategjik, rritjen e ekspozimit të markës turistike të vendit, forcimin e bashkëpunimit me operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe për krijimin e mundësive të reja për tërheqjen e turistëve dhe nxitjen e investimeve në sektorin e turizmit.
Në funksion të realizimit të këtij angazhimi institucional dhe garantimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Agjencisë në aktivitetin e sipërpërmendur, lind nevoja për sigurimin e shërbimit të akomodimit në Londër, për periudhën e zhvillimit të panairit. Ky shërbim është i nevojshëm për të mundësuar qëndrimin e stafit të angazhuar në përfaqësimin dhe promovimin e ofertës turistike të Shqipërisë, si dhe për të garantuar përmbushjen e detyrave institucionale gjatë kësaj veprimtarie.
Në mbështetje të neneve 100-103 të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar; nenit 1, shkronja “c”, “Shërbime të hotelerisë dhe të restoranteve”; si dhe zërit “Shërbimet e hotelerisë dhe restoranteve”, me kodin 55120000-7, “Shërbime hotelerie për takime dhe konferenca”, të pasqyruar në shtojcën nr. 1, “Shërbimet sociale dhe shërbimet e tjera specifike”, të VKM-së nr. 768, datë 15.12.2021, “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre”, i ndryshuar; të VKM-së nr. 298, datë 20.04.2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar; Vendimit nr. 610, datë 30.07.2026, “Për rregullat, procedurat, shpenzimet dhe kompensimin financiar për shërbimet jashtë vendit të punonjësve”, Shkresa nr.270/6 prot datë 09.09.2026 drejtuar MTKS me lëndë ”Kërkesë për aprovimin e stafit pjesmarrës të AKT-së në panairin e Turizmit WTM , Londër datë 3-5 nëntr 2026”; shkresa nr.9165/1 prot datë 17.09.2026 “Mbi miratimin e stafit pjesmarrës të AKT-së në panairin ndërkombëtar të turizmit WTM , Londër”; Shkresës nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nr.13471/7prot datë 01.10.2026 “Notë mbështetëse për vizë britanike për delegacionin në panairin “World Trade Market” synon lidhjen e kontratës publike me specifikimet e mëposhtme:
- PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Objekti: Shërbim akomodimi për 6 (gjashtë) punonjës të AKT-së në Londër, për nevoja të Panairit ndërkombëtar të Turizmit “World Travel Market (WTM) London 2026” Datë 3-5 nëntor 2026
Periudha e Ofrimit të Shërbimit:
– Për datat 02( chek-in)-06 (chek out) Nëntor 2026.
Fondi Limit: 483.333 lekë pa tvsh (katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) ose 580.000 Lekë me TVSH (pesëqind e tetë dhjetëmijë)
Afati Përfundimtar për Paraqitjen e Ofertave: 23.10.2026, Ora 10:00.
Konfirmimet për Vazhdimin e Negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin:“Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara Datës 23.10.2026, Ora 10:00. Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet “Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “Shërbim akomodimi për 6(gjashtë) punonjës të AKT-së në Londër, për nevoja të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit World Travel Market (WTM) Londër Datë 3-5 Nëntor 2026”.
Gjuha për Hartimin e Ofertave: Shqip
- SPECIFIKIMET TEKNIKE TË SHËRBIMIT TË AKOMODIMIT:
2. Periudha e akomodimit
Akomodimi të ofrohet për periudhën 2–6 nëntor 2026, për një total prej 4 netësh, me mundësi përshtatjeje sipas itinerarit të udhëtimit dhe nevojave institucionale të Agjencisë.
3. Vendndodhja Struktura akomoduese duhet të jetë e pozicionuar në një zonë që mundëson akses të lehtë dhe të shpejtë drejt qendrës së panairit Excel London, nëpërmjet transportit publik ose në këmbë. Përparësi funksionale janë zonat pranë stacioneve të transportit publik që ofrojnë lidhje me ambientet e panairit.
4. Kategoria dhe standardet e akomodimit
Akomodimi të ofrohet në hotel me standarde të përshtatshme për udhëtime zyrtare, në përputhje me Vendimin nr.610 datë 30.07.2026 “Për rregullat, procedurat,shpenzimet dhe kompesimi financiar për shërbimet jashtë vendit të punonësve“ me dhoma individuale dhe me banjë/WC brenda dhomës. Struktura duhet të garantojë kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, siguri, pastërti dhe komoditet gjatë gjithë periudhës së qëndrimit.
5. Shërbimet që duhet të përfshihen
- Akomodim në dhomë individuale (single room), me krevat për një person.
- Mëngjesi i përfshirë në çmimin e akomodimit.
- Wi-Fi falas në dhomë dhe në ambientet e përbashkëta.
- Shërbimi i pastrimit të dhomës dhe ndërrimi periodik i çarçafëve dhe peshqirëve.
- Recepsion dhe asistencë për klientët.
- Pajisje dhe shërbime bazë të përshtatshme për qëndrim zyrtar.
6. Kushtet e rezervimit dhe anulimit Subjekti ofertues duhet të paraqesë kushtet e rezervimit, regjistrimit dhe çregjistrimit, si dhe politikat për ndryshimin ose anulimin e rezervimit. Preferohet një politikë fleksibël anulimi ose ndryshimi, në rast të ndryshimeve të paparashikuara të planifikimit institucional.
7. Çmimi i ofertuar Çmimi të paraqitet në monedhën përkatëse dhe të specifikohet për një dhomë për një natë, si dhe për të gjithë periudhën e akomodimit. Oferta duhet të përfshijë taksat dhe tarifat e detyrueshme, mëngjesin dhe çdo shërbim tjetër të kërkuar, duke evidentuar veçmas çdo shërbim shtesë që nuk përfshihet në çmimin total.
8. Dokumentacioni i ofertës Subjekti ofertues duhet të paraqesë ofertën ekonomike, emrin dhe adresën e strukturës akomoduese, kategorinë e hotelit deri në 3 yje me standarte të mira, përshkrimin e shërbimeve të përfshira, kushtet e rezervimit dhe anulimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë së dhomave për periudhën e kërkuar.
9. Konfirmimi i shërbimit Subjekti fitues duhet të garantojë disponueshmërinë e dhomave për periudhën e përcaktuar dhe të konfirmojë rezervimin sipas kushteve të dakordësuara me Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
Ofertuesi deklaron se:
a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, oseqë ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
dh) nuk ka pagesa pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
g) ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor, social dhe të punës;
gj) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
i) nuk ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë/kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi.
a)Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1 dhe 2 DST shërbime.
Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të ketë xhiro minimale vjetore të realizuar, për periudhën e 3 (tre) viteve të fundit financiare, (2023-2024-2025) jo më pak se 20% e fondit limit të kontratës që po prokurohet. Kjo kërkesë konsiderohet e përmbushur nëse operatori ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar.
Kapaciteti teknik:
Operatori ekonomik ofertues duhet të këtë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, kontrata të ngjashme në një vlerë të paktën prej 40% të fondit limit.
Lidhur me këtë pikë:
Kur OE ka realizuar kontrata me nje ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e shërbimeve të realizuara.
Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e sherbimeve të realizuara.
-Operatori ekonomik duhet të vërtetojë që ka kapacitete njerëzore profesionale të mjaftueshme për realizimin në kohë dhe sipas specifikimeve teknike të shërbimit të akomodimit.
-Operatori ekonomik duhet të vërtetojë se ka të punësuar të paktën 3 (tre) punonjës. Personeli i mësipërm duhet të ketë aktualisht një marrëdhënie pune me ofertuesin jo më pak se 3 (tre) muajt e fundit nga data e publikimit, e vërtetuar kjo me formularet E-sig të listëpagesave të deklaruara.
Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: “Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara Datës 23.10.2026, Ora 10:00.” Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.
– Oferta ekonomike duhet të futet në një zarf më vete nga zarfi që do të përmbajë dokumentacionin ligjor dhe vërtetimet e përmbushjes se specifikimeve teknike të operatorit. Në pjesën e jashtme të zarfit të ofertës ekonomike duhet të shënohet me shkrim dore dhe me shkronja kapitale “OFERTA EKONOMIKE E SHOQËRISË“ _______ . Zarfi i ofertës ekonomike duhet të jetë i mbyllur, të mos ketë shenja grisje apo dëmtime sidomos tek pjesa e mbylljes se tij dhe te futet brenda zarfit te dokumentacionit ligjor dhe vetetimeve te permbushjes se specifikimeve teknike te operatorit. Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
KRITERET E VLERËSIMIT
Çmimi më i ulët / plotësim i dokumentacionit ligjor, teknik, ekonomik
*Kriteret e vlerësimit për shpalljen e kontratës fituese janë vendosur në raport çmim-cilësi dhe janë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, për shërbimet që do të ofrohen në zbatim të asaj kontrate në çdo drejtim, duke përcaktuar shkallën e rëndësisë relative që i jep çdo kriteri të zgjedhur për të përcaktuar ofertën ekonomikisht më të favorshme.
Vendosja e këtyre kritereve garanton mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqëron specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese.Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH. Fondi Limit për këtë shërbim është në vlerën 483.333 lekë pa tvsh (katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) ose 580.000 Lekë me TVSH (pesëqind e tetë dhjetëmijë) pa TVSH.
*Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Negociate.
Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: “Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara Datës 23.10.2026, Ora 10:00.” Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet “Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt: Shërbim akomodimi për 6(gjashtë) punonjës të AKT-së në Londër, për nevoja të Panairit ndërkombëtar të Turizmit WORLD TRAVEL MARKET (WTM) LONDËR DATË 3-5 NËNTOR 2026
Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas parashikimeve të Ligjit “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim. Hapja e Ofertave do të bëhet më Datë 23.10.2026, Ora 10:00. Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.
Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar Data 23.10.2026, Ora 10:00 dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim,