19/05/2026

NJOFTIM FITUESI

Specialist në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:

 Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025); Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton në përfundim të procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse, emërimin në detyrë Specialist në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Znj. Ana Hoxhalli .

Shpallja e fituesit bëhet mbi bazën e një analize të plotë  duke garantuar parimet e transparencës, barazisë dhe mosdiskriminimit gjatë gjithë procesit. Në përfundim,  fitues për pozicionin e punës:                                                   

Specialist në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Turizmit,  Kategoria e pagës: IV-2  shpallet:

Znj. Ana HOXHALLI

Facebook
LinkedIn
Email
X