20/04/2026

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Specialist në Sektorin e Qirasë dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në zbatim të:

Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; VKM nr. 20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 298, datë 20.04.2016, për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Urdhrit të Kryeministrit nr. 205, datë 05.11.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit” (hyrje me tonën nr. 498/1 prot, datë 07.11.2025);Vendimit nr. 11, datë 15.01.2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 191, datë 09.03.2016, të Këshillit të Ministrave, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e shërbimeve të punësimit”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e AKT-së”, njofton hapjen e 1 (një) vendi vakant për pozicionin: Specialist në Sektorin e Qirasë dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Kategoria e pagës: IV-2.

I.  KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

A.  Kushtet e Përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme:

  1. Të ketë shtetësinë shqiptare;
  2. Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;
  4. Të jetë i aftë për punë;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  7. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike dhe të mos ketë masë disiplinore të rëndë në fuqi sipas Kodit të Punës;
  8. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.

B.  Kërkesat e Posaçme

Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kërkesat e mëposhtme të posaçme:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat ekonomike;
  2. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe;
  3. Të jetë njohës i mirë i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;
  4. Të ketë aftësi organizative dhe të realizojë punën me efiçencë, efektivitet dhe brenda afateve;
  5. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale në administratën publike.

II.  PËRSHKRIMI I DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE

Specialisti në Sektorin e Qirasë dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), kryen detyrat dhe mban përgjegjësitë e mëposhtme:

  1. Mbledh të ardhurat që realizohen në bazë të marrëveshjes së qirasë për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizmit dhe të marrëveshjeve ekzistuese të qirasë, të lidhura me subjektet ”person i stimuluar” dhe bën derdhjen e tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.
  2. Përgatit databazën e personave të stimuluar dhe të subjekteve që kanë lidhur marrëveshje qeraje për sipërfaqet e dhëna për zhvillimin e turizmit.
  3. Përgatit materialin shkresor në lidhje me personat e stimuluar dhe subjektet që kanë lidhur marreveshje qiraje.
  4. Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit.
  5. Kontrollon zbatimin dhe plotesimin e kritereve për marreveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit të lidhura me subjektet “Person i Stimuluar”.
  6. Ndihmon në procedurat gjyqësore në lidhje me personat e stimuluar dhe subjektet që kanë lidhur marreveshje qiraje.
  7. Përgatit dhe paraqet tek drejtuesit e institucionit materiale problemore dhe informative për sektorin.
  8. Ndjek monitorimin dhe zbatimin e kontratave të qerasë në bashkëpunim me  MTKS.
  9. Dërgon detyrimet për subjektet me titull person i stimuluar të cilat nuk kanë ndryshuar akoma pronësine mbi truallin.
  10. Harton vërtetimin për detyrimin e rrjedhur nga marrëveshjet e qirasë dhe zhvillimin në bazë të ligjit 10395 datë 10.03.2011, neni 2, pika a.
  11. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, brenda fushës së përgjegjësive të AKT-së.

III.  DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën e aplikimit pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, brenda afatit të shpallur, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Jetëshkrim (CV) i plotësuar në gjuhën shqipe, sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, dhe letër motivimi;
  2. Kopje e noterizuar e diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të bashkëlidhet njëhsimi nga Ministria e Arsimit;
  3. Listë notash e noterizuar;
  4. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë ose vlerësimet pozitive të përmendura në jetëshkrim.

 Mosparaqitja në kohë dhe e plotë e dokumentacionit sjell automatikisht skualifikimin e kandidatit.

IV.  MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të paraqesin aplikimin e tyre pranë Zyrës së Protokollit të AKT-së, deri më datë 28/04/2026, ora 10:00, me objekt:

“Aplikim për pozicionin e punës: Specialist në Sektorin e Qirasë dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Kategoria e pagës: IV-2.

V.  PROCESI I VLERËSIMIT DHE PËRZGJEDHJES

  1. Pas mbylljes së afatit, Njësia e Burimeve Njerëzore verifikon dokumentacionin e dorëzuar.
  2. Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen nëpërmjet e-mailit për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.
  3. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

Facebook
LinkedIn
Email
X