Forumi i II-të i Biznesit Shqipëri-Japoni

Tregjet e largëta janë ndër objektivat strategjike të promovimit te Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Pikërisht për këtë foli Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në forumin e II-të të Biznesit Shqipëri-Japoni, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI), ku morën pjesë investitorë japonezë që kanë shprehur interes për të investuar në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj, Znj.Çela bëri një panoramë të zhvillimeve të fundit në turizëm dhe mënyrës se si AKT e promovon atë, duke theksuar rolin kyç të bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e turizmit, nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe promovimin e vendit në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë takimit me Ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Znj.Kikuko Kato, Znj. Çela e vlerësoi forumin si mjaft të rëndësishëm dhe si një pikë kyçe për forcimin e partneriteteve strategjike Shqipëri-Japoni. Gjithashtu u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë turistike japoneze dhe për promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investitorët japonezë.

Facebook
LinkedIn
Email
X