Nisja bëhet herët në mëngjes drejt Pukës, një nga zonat malore më të freskëta dhe më të gjelbëruara të veriut. Gjatë rrugës, panoramat e Liqenit të Pukës krijojnë një hyrje mbresëlënëse drejt Alpeve Veriore, ideale për ndalesa fotografike dhe pushime të shkurtra.
Pas mbërritjes në Pukë dhe një orientimi të lehtë, itinerari vijon drejt Ujëvarës së Kryeziut, një atraksion natyror i fshehur mes pyjeve dhe shkëmbinjve. Ecja drejt ujëvarës ofron kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, ajër të pastër dhe qetësi absolute, ndërsa freskia e ujit dhe gjelbërimi përreth krijojnë një ambient ideal për relaks dhe fotografi.
Më pas zhvillohet aktiviteti hiking drejt Majës së Murges, një nga pikat panoramike më të bukura të zonës. Ngjitja kalon përmes shtigjeve natyrore dhe livadheve alpine, duke shpërblyer vizitorët me pamje të hapura mbi relievin malor të Pukës dhe zonat përreth. Kjo përvojë është e përshtatshme për dashamirës të ecjes dhe turizmit aktiv.
Në pasdite bëhet kthimi në Pukë, ku organizohet akomodimi në bujtinë tradicionale ose hotel malor. Mbrëmja shoqërohet me darkë tradicionale, ku shijohen gatime tipike pukjane, produkte bio dhe receta të trashëguara nga kuzhina veriore, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe autentike.