Tur 2 ditor në Tiranë

Ky tur dyditor ju ofron te njiheni me trashëgiminë kulturore, natyrën, historine e Tiranës si dhe me pjesen argetuese te saj.

Rreth Aktivitetit

  • Numri Ditëve
    2

Itinerari

Dita 01

Trashëgimi dhe Natyrë
Vizita nis me Mozaiku i Tiranës, një nga monumentet më të vjetra të zbuluara në kryeqytet, që mendohet të ketë qenë pjesë e një shtëpie romake të shekullit III pas Krishtit. Kjo ndalesë ofron një hyrje të shkurtër, por domethënëse, në lashtësinë e qytetit.
Pas kësaj vizite, rekomandohet një gjysmë dite në Parku Kombëtar i Dajtit. Mali i Dajtit është lehtësisht i aksesueshëm nga qendra e Tiranës me autobusin e Porcelanit (Nr. 11), i cili ndalon pranë teleferikut Dajti Ekspress. Parku ofron natyrë të mrekullueshme, shtigje për ecje, restorante me gatime tradicionale, park aventure dhe, për dashamirësit e adrenalinës, mundësi për hedhje me parashutë nga Ballkoni i Dajtit. Një ditë ideale për relaks dhe kontakt me natyrën.

Dita 02

Histori dhe Argëtim Urban
Dita e dytë i kushtohet historisë së afërt dhe përvojave urbane. Vizita fillon me Bunk’Art 1, një nga atraksionet më të rëndësishme të Tiranës, i ndërtuar në ambientet e një bunkeri gjigant të periudhës komuniste. Me rreth 3,000 m² dhe mbi 100 dhoma, ky muze ofron një përvojë reflektuese mbi historinë e diktaturës dhe është sot edhe hapësirë e artit bashkëkohor. Vendndodhja pranë teleferikut e bën të lehtë kombinimin me vizitën në Dajt, nëse dëshironi.
Për ta mbyllur ditën me energji dhe argëtim, rekomandohet një ndalesë te Latitude, një park ajror i brendshëm pranë Mbikalimit të Unazës së Re. Me trampolina, zona ngjitjeje dhe lojëra ajrore, Latitude ofron një alternativë dinamike për të gjitha moshat dhe një mënyrë argëtuese për të përfunduar itinerarin dyditor në Tiranë.
Facebook
LinkedIn
Email
X