Elbasan: Natyrë, Hiking dhe Tradita
Mëngjes – Nisja nga Elbasani
Filloni ditën me një shëtitje të lehtë në Kalaja e Elbasanit për pamje mbi qytetin dhe sheshin historik. Kjo kala historike, e ndërtuar në shekullin e 15-të dhe e përhershme si simbol i vendit, ofron një pamje magjike mbi qytetin dhe rrafshin përreth, duke ju ftuar të ndjeni frymën e së shkuarës ndërsa dielli ngrihet mbi horizont.
Më pas mund të bëni një ecje të shkurtër drejt pazarit lokal për të provuar produkte tradicionale si djathë artizanale, produkte të ndryshme të bulmetit dhe fruta që sapo janë korrur nga fshatrat përreth.
Mesdita – Fshati Gjinar (Hiking & Naturë)
Udhëtoni drejt fshatit Gjinar (rreth 24 km nga Elbasani), një destinacion i njohur për peizazhe malore, pyje pishash dhe mundësi për hiking ose piknik në natyrë. Gjinari është përshkruar si “xhevahiri natyror i Elbasanit”, një vend ku atmosfera e qetë dhe ajri i pasur me oksigjen të ftojnë për t’u futur në natyrë, i rrethuar nga pyje me pisha dhe reliev malor që e bëjnë ideal për aktivitete në natyrë si hiking (ecje në male), kamping, ekspedita studimore e aventurë, por edhe sporte të tjera si gara rally apo biçikletë malore, sidomos në sezonet e ngrohta.
Këtu mund të nisni një hiking të lehtë nëpër shtigjet e rrethit, një përvojë që ju lidh me çdo shpag dhe çdo aromë të pyllit. Mali i Bukanikut, me lartësinë e tij piktoreske mbi zonë, është ndër destinacionet kryesore për hiking, ku shëtitjet nisin nëpër pyje dhe të çojnë drejt pamjeve panoramike që ju bëjnë të ndjeni madhështinë e natyrës së malit.
Drekë – Ushqim tradicional te Agroturizëm te Agai
Pas një mëngjesi plot ajër të pastër dhe pak aventura, është koha për një drekë të vërtetë malore. Agroturizmi te Agai, apo një bujtinë tradicionale në rrethinat e Gjinarit, ju fton të shijoni artin e ushqimit lokal. Në një ambient mikpritës malor, do të provoni pjata tradicionale si mish qengji i gatuar me dashuri, pjata të pasura me produkte lokale dhe ëmbëlsira që fshehin shijen autentike të rajonit. Mikpritja lokale, është pjesë themelore e përvojës, një mundësi për të ndjerë jo vetëm shijen, por edhe historinë dhe traditën e zonës.
Pasdite – Udhëtim drejt Pogradecit dhe ndalesa në fshatin Lin
Pasdite bëhet nisja drejt Pogradecit ku rrugës mund te ndalohet për të vizituar fshatin piktoresk të Linit, rreth 22 km para se të mbërrish në Pogradec. Në këtë vend të veçantë ku natyra dhe historia ndërthuren në një peizazh. Fshati i Linit është i ndërtuar mbi një gadishull të vogël në brigjet perëndimore të liqenit, një qendër e gjallë ku shtëpitë karakteristike me gurë dhe tulla harmonizohen me rrugicat e vogla të shtruara me gurë, duke krijuar një ambjent autentik tradicional që të tërheq për një shëtitje të qetë
Darkë te restorant Rosa e Tymosur
Darkoni në këtë restorant me pamje nga liqeni, i njohur për patën e tymosur, e cila rritet dhe përgatitet direkt në vend. Restoranti ofron një menu me gatime tradicionale shqiptare, të përgatitura me përbërës të freskët dhe vendorë, përfshirë troftën, qengjin dhe patën në salcë prej kumbulle dhe verë tradicionale apo raki të zonës.
Akomodimi mund te bëhet në një nga bujtinat e qytetit ose ndonje hotel përreth.