Agroturizmit Nëna Dashuri, një perlë e fshehur në zemër të Peshkopisë është një vendstrehim mikpritës në më pak se 10 minuta me makinë nga qendra e Peshkopisë.
I vendosur jashtë qytetit të Peshkopisë, agoturizmi Nëna Dashuri është një parajsë për traditat autentike rurale. Agroturizmi Nëna Dashuri krenohet me një fasadë të zbardhur me ballkone druri dhe një strukturë guri në katin përdhes, ku filloi edhe biznesi familjar.
Brenda hapësirës komode të restorantit, të stolisur me artikuj të ndryshëm etnografikë, do të gjeni një tavolinë të ulët tradicionale të stilit osman pranë oxhakut ku çdo vakt lë një përshtypje të veçantë.
Për rëndësinë e prodhimit të Jufkave dhe aromën e ëmbël të bukës së sapopjekur që buron nga kuzhina e katit përdhes, një tabelë prej druri mbi hyrjen e ndërtesës shkruan “Bujtina e Jufkave”. Rreth fermës, ka shumë për të eksploruar. Vizitorët e interesuar janë të mirëpritur të shohin ambientet e përpunimit, ku familja prodhon rreth 200 kilogramë jufka në ditë.
Në zonë ka shumë shtigje, të përshtatshme, të cilat gjenden brenda një distance të shkurtër me hotelin, duke përfshirë shëtitje të shkurtra në shpellën dhe ujëvarën e Sopanikës. Për alpinistët më me përvojë, Peshkopia është një pikë e shkëlqyer hyrëse për të ecur në shtigjet e maleve të larta, ose për të bërë një udhëtim treditor në majën e malit Korab, malin më të lartë të Shqipërisë.
Teksa kaloni në Peshkopi mos nguroni të zbuloni kënaqësitë kulinare në Agroturizmin Nëna Dashuri.