Ujëvara e Kryeziut është një nga thesaret e fshehura të veriut të Shqipërisë, e vendosur në Fushë Arrëz, një zonë malore që mbetet ende e paprekur nga turizmi masiv. E rrethuar nga pyje të dendura dhe, kodra , kjo ujëvarë ofron një pamje të jashtëzakonshme. Rruga për të arritur atje mund të kërkojë pak durim dhe aventurë, por çdo hap shpërblehet me zhurmën e ujit që bie nga lartësitë, duke krijuar një peisazh natyror të mrekullueshëm.
Ujëvara e Kryeziut është më shumë se një destinacion turistik pasi ajo është një përvojë që të kujton se bukuria e vërtetë shpesh ndodhet në vendet më të thjeshta dhe më pak të njohura. Një “hidden gem” që pret të zbulohet nga ata që duan të shijojnë magjinë e natyrës shqiptare në formën e saj më të pastër dhe të paprekur.