Lumi i Shalës është një ndër atraksionet më mbresëlënëse natyrore në Shqipëri, i njohur për ujin kristalt blu dhe kanionet e thepisura që krijojnë një peizazh mahnitës. Në vitet e fundit, ai është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik, tërheqës për vizitorë vendas dhe të huaj.
Lumi i Shalës ofron mundësi për aktivitete të shumta aventurash, si lundrim me varkë, kajak, ecje malore dhe kamping. Bukuria natyrore e luginës dhe qetësia qëajo ofron e bëjnë një destinacion ideal për ata që kërkojnë largimin nga zhurmat urbane dhe lidhjen me natyrën e virgjër.